Bota 1 Maj 2023, 19:06

Samiti në Afrikën e Jugut, Putin i frikësohet arrestimit

Shkruar nga Pamfleti
Samiti në Afrikën e Jugut, Putin i frikësohet arrestimit
Vladimir Putin dhe këshilltari i tij Dymitry Peskov

Edhe pse aktualisht është e paqartë nëse Vladimir Putin do të marrë pjesë personalisht në samitin vjetor të BRICS në Afrikën e Jugut, pasi ekziston një urdhër për arrestimin e tij, Ukraina zyrtare është e bindur që pjesëmarrja e tij do të kufizohet në video-lidhje.

Urdhri i arrestit është lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila ka juridiksion në Afrikën e Jugut – që do të thotë se Putini do të arrestohet nëse ai shkel në këtë territor.

Edhe pse mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhte saktësisht nëse Putin udhëtonte në Afrikën e Jugut, këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak thekson se lideri rus do të arrestohej. Sipas Podolyak, “i gjithë “globalizmi” dhe “vizitat ndërkombëtare” të Putinit tani janë vetëm komunikime video me botën e jashtme nga një vend i pa përcaktuar nga hetuesit.”

“Sigurisht, mund të irritohesh dhe të thuash se urdhër-arresti ndërkombëtar i ICC-së nuk është asgjë… Mund të vazhdosh ta quash veten një lojtar global dhe një entitet i respektuar. Dhe më pas del se Republika e Afrikës së Jugut (si çdo nënshkruese tjetër e Statutit të Romës) është gati të ekzekutojë urdhrin dhe t’ju arrestojë pikërisht në samitin e BRICS. Dhe se i gjithë “globalizmi” dhe “vizitat ndërkombëtare” të Putinit tani janë vetëm komunikime video me botën e jashtme nga një vend i pa përcaktuar nga hetuesit…”– shkruan Podolyak.

putin arrestim samiti në afrikën e jugut