
Presidenti rus, Vladimir Putin pavarësisht se është në luftë me Ukrainën dhe Perëndimin, po mendon për zhvillimin e turizmit në vend, sektor i cili është dëmtuar totalish që nga nisja e pushtimit.
Zyra e shtypit e presidentit rus, njoftoi se Putin do të zhvillojë një takim me anëtarët e qeverisë në një format videokonferencë të martën, ku në fokus do të jetë sektori i turizmit.
"Çështjet e zhvillimit të sektorit të turizmit do të jenë tema kryesore. Raportet do të dorëzohen nga Zëvendëskryeministri DN Chernyshenko, Ministri i Zhvillimit Ekonomik MG Reshetnikov, Ministri i Transportit VG Savelyev, Ministri i Burimeve Natyrore dhe Mjedisit AA Kozlov," thuhet në raport. .
Gjithashtu mësohet se gjatë mbledhjes do të shqyrtohen një sërë çështjesh aktuale. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më herët se Putini do të ngrinte gjithashtu çështjen e rindërtimit të objekteve pas zjarrit në vendbanimin Sosva të rajonit Sverdlovsk gjatë takimit me kabinetin.
Rusia që nga nisja e luftës në Ukrainë është sanksionuar nga një sërë vendesh perëndimore, gjë që ka sjellë izolimin e saj dhe dëmtimin e ekonomisë.
Lini një Përgjigje