Bota30 Qershor 2023, 15:36

Serbia i “lëpihet” Moskës, Perëndimi “shuplaka” Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Serbia i “lëpihet” Moskës, Perëndimi

Në një kohë kur i gjithë Perëndimi i është sulur Kosovës, duke e kërcënuar më sanksione që t’i hapë rrugë tekave të Serbisë, me shpresën se kjo e fundit do të ndahet nga influenca ruse, ministri serb Ivica Daçiç po planifikon një vizitë në Rusi.

Ishte ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili në një konferencë online më 30 qershor ka njoftuar se Moska dhe Beogradi po koordinojnë vizitën e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në Rusi.

Siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, Lavrov tha se vizita po aranzhohej pasi vizita e delegacionit rus në Serbi në vitin 2022 u “parandalua dhe ai fajësoi Perëndimin për këtë.

Vërtet, Perëndimi e pengoi këtë udhëtim, thjesht duke i detyruar vendet fqinje të Serbisë që të mos lejojnë kalimin e avionëve tanë”, theksoi Lavrov. Ai tha se me palën serbe janë duke u dakorduar për data konkrete.

Ne ramë dakord me Ivica Daçiçin, mikun tim të mirë të vjetër, që në këtë situatë ai të vijë në Federatën Ruse. Tani jemi dakord për disa data specifike”, tha shefi i diplomacisë ruse.

Lavrov nuk përjashtoi mundësinë që fjalët e tij mund të shkaktojnë një kërkesë tjetër të pacipë nga Perëndimi që Ivica të mos vijë në Federatën Ruse. Në këtë kontekst, ministri rus i Punëve të Jashtme theksoi se kontaktet mes Rusisë dhe Serbisë mbahen rregullisht.

Pavarësisht prirjeve të Serbisë drejt Moskës, SHBA sërish ka goditur vendimet e Kosovës. Vetëm dy ditë më parë qeveria e Kosovës shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, të cilat veprojnë në veri të Kosovës, organizata terroriste, por ky vendimi nuk u prit mirë nga SHBA.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Uashingtonin sa i përket shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste. Gjithashtu DASH tha se veprimet e ndërmarra nga Kosova ishin të njëanshme dhe se nxisin tension.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale”, tha një zëdhënës i DASH-it.

Ende është e paqartë politika që po ndjek SHBA kohët e fundit, por një gjë është e sigurt; Serbia është qartë më e avantazhuar nga Perëndimi edhe pse ajo nuk po tregon shenja shkëputje nga Moska./Pamfleti

serbia ivica vizitë be