
Serbia vijon lojën mirë me Rusinë, mirë me Perëndimin. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia e ka lënë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Daçiç u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse qytetarët dhe ekonomia serbe mund të vuajnë pasojat e mos vendosjes së sanksioneve.
“Ne kemi thënë gjithmonë dhe e themi tani, se do të monitorojmë se si vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë reflekton në ekonominë tonë dhe gjithmonë e kemi lënë të hapur mundësinë që ajo të ndryshojë nëse ekonomia jonë dhe qytetarët tanë fillojnë të pësojnë dëme të pariparueshme. Serbia, pa precedent, respekton parimet e së drejtës ndërkombëtare, pra integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti, përfshirë Ukrainën, por ne nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë për shkak të interesave tona, të cilat, ndër të tjera, janë mbrojtja e sovraniteti dhe integriteti territorial”, theksoi ministri serb.