TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2023, 16:21

Sërish tensione mbi Detin e Zi, avioni luftarak rus kryen manovra të rrezikshme pranë aeroplanit Frontex; shmanget katastrofa

Shkruar nga Pamfleti

Sërish tensione mbi Detin e Zi, avioni luftarak rus kryen manovra të

Një avion luftarak rus Sukhoi Su-35 kapi një aeroplan të Policisë Kufitare polake që po fluturonte mbi Detin e Zi pranë kufirit rumun të premten, i cili për pak sa nuk rezultoi në një përplasje fatale mes tyre, raportojnë autoritetet rumune.

Ministria rumune e Mbrojtjes tha se incidenti u regjistrua të premten në orën 6.20 të mëngjesit ET, rreth 60 kilometra (37 milje) në lindje të hapësirës ajrore të Rumanisë.

Manovrat agresive dhe të rrezikshme të kryera në mënyrë të përsëritur nga luftëtarët rusë pranë avionit polak shkaktuan turbulenca të larta dhe vështirësi në kontrollin e avionit”, tha ministria.

Avioni polak ishte atje si pjesë e një misioni të përbashkët të koordinuar nga sistemi i patrullimit kufitar të Bashkimit Evropian Frontex. Misioni, i cili do të zgjasë deri në mes të dhjetorit, fokusohet në parandalimin e migrimit të parregullt, peshkimit të paligjshëm, ndotjes detare dhe luftimit të krimeve të tjera ndërkufitare në perëndim të Detit të Zi, sipas ministrisë së mbrojtjes.

Ministria tha se, si rezultat i incidentit dy avionë luftarakë të forcave ajrore rumune si dhe dy avionë të forcave ajrore spanjolle u përgatitën për të ndërhyrë nga Qendra e Kombinuar e Operacioneve Ajrore të NATO-s në Torrejon, Spanjë, por ndërhyrja e tyre nuk ishte e nevojshme.

Roja Kufitare Polake tha në Twitter se avioni rus Su-35 fluturoi në zonë pa kontakt me radio dhe kreu manovra "agresive dhe të rrezikshme".

Kjo nuk është hera e parë që përshkallëzohen tensionet mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s mbi Detin e Zi, pak muaj më parë një avion rus rrëzoi një dron amerikan veprim që solli rritje të tensioneve mes dy superfuqive.

rusia nato avioni deti i zi

Lini një Përgjigje