TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2023, 14:12

Serbia nis “çarmatosjen”, qeveria thirrje qytetarëve: Nga e hëna duhet të dorëzoni armët pa leje

Shkruar nga Pamfleti

Serbia nis “çarmatosjen”, qeveria thirrje qytetarëve:

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ju është drejtuar me një thirrje qytetarëve të saj që të dorëzojnë armët e tyre të paligjshme në stacionit e tyre policor vendor, duke filluar nga e hëna në orën 07:00 deri në ora 19:00.

Gjithashtu në njoftim qytetarëve u është premtuar se ata nuk do të kenë absolutisht asnjë përgjegjësi penalo-juridike dhe asnjë detyrim për të shpjeguar prejardhjen e atyre armëve.

“Legalizimi përkufizohet në vetë tekst si periudha kur ministri, bazuar në vlerësimin dhe mbrojtjen e sigurisë së përgjithshme të qytetarëve, rendit dhe qetësisë publike, ka të drejtë në situata të tilla të kryejë atë proces dhe të nxjerrë urdhër për legalizimin, procedurë, e cila përfshin dhe fton të gjithë qytetarët që për çfarëdo arsye kanë në posedim armë të çdo lloji dhe kategorie, të cilat nuk janë dhe nuk kanë lejen e organeve kompetente, dhe natyrisht armë që nuk parashikohen dhe nuk mund të regjistrohen me ligj, si dhe armët për të cilat organet kompetente nuk lëshojnë leje, për t'i dorëzuar në stacionin policor kompetent vendor nga ora 7 e mëngjesit deri në 19:00” theksoi ajo.

Kujtojmë se kjo nismë erdhi pas sulmit makabër që ndodhi në një shkollë në Beograd dhe disa sulmeve të tjera të cilat u frymëzuan nga kjo ngjarje makabër. 

serbi Çarmatojsa popullit

Lini një Përgjigje