Bota11 Prill 2023, 22:47

SHBA hedh poshtë të dhënat sekrete për Egjiptin, John Kirby: Nuk ka asnjë indikacion se Kajro po i ofron armë Rusisë

Shkruar nga Pamfleti

SHBA hedh poshtë të dhënat sekrete për Egjiptin, John Kirby:

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka asnjë provë që sugjeron se Egjipti po furnizon Rusinë me armë vdekjeprurëse, pasi një dokument amerikan i zbuluar pretendonte se Kajro planifikonte fshehurazi të furnizonte Moskën me raketa.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi planifikoi të prodhonte 40,000 raketa për Rusinë, sipas Washington Post, i cili citoi një pjesë të një dokumenti top-sekret të datës 17 shkurt.

Thuhet se El-Sisi i udhëzoi zyrtarët të mbanin të fshehtë prodhimin dhe shpërndarjen për të parandaluar problemet me vendet perëndimore.

"Ne nuk kemi parë asnjë indikacion se Egjipti po ofron armë dhe aftësi vdekjeprurëse për Rusinë," u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Ndërkohë i pyetur për dokumentet, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, Ahmed Abu Zeid, tha se vendi i tij nuk përfshihet në krizën e luftës në Ukrainë.

Pozicioni i Egjiptit që nga fillimi bazohet në mospërfshirjen në këtë krizë dhe angazhimin për të ruajtur distancën e barabartë me të dyja palët, duke pohuar mbështetjen e Egjiptit për Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

shba dokumentet sekrete egjipti