TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2023, 20:54

Fluksi i emigrantëve/ Qeveria italiane shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shkruar nga Pamfleti

Fluksi i emigrantëve/ Qeveria italiane shpall gjendjen e

Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin pas rritjes së fluksit të emigrantëve nëpër rrugët e Mesdheut, pas propozimit të ministrit të Mbrotjes Civile dhe Politikave Detare, Nello Musumeci.

Mediat italiane raportojnë se gjendja e jashtëzakonshme, e mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë gjashtë muaj.

“Kemi përmbushur me kënaqësi kërkesën e ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi, duke e ditur mirë seriozitetin e një fenomeni që po shënon një rritje prej 300%”, tha ministri italian, Nello Muzumechi.

E gjithë çështja lidhet me rritjen e madhe të numrit të të ardhurve, sidomos këto ditët e fundit, dhe do të diskutohet në kabinetin e qeverisë Meloni, që do të mblidhet pasditen e sotme.

“Ngrita një alarm disa ditë më parë. Ishujt tanë nuk mund të përballen të vetëm me gjithë këtë realitet, është e qartë se gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësonte marrjen e vendimeve të nevojshme”, tha Muzumechi, në radion publike Rai.

Në total, fundjavën e kaluar roja bregdetare italiane dhe roja bregdetare e vendit shpëtuan më shumë se 2000 emigrantë dhe refugjatë në jug të Siçilisë. Në të njëjtën kohë, një anije peshkimi me të paktën 700 persona në bord (shoqëruar nga dy skafe të rojes bregdetare italiane) është nisur drejt portit të Katanias, ku pritet të mbërrijë nesër në mëngjes.

emiggracioni qeveria italiane gjendje e jashtezakonshme

Lini një Përgjigje