
Presidenti Joe Biden ka dënuar burgosjen e gazetarit amerikan të “WSJ”, Evan Gershkovich nga Rusia, teksa shtoi se akuzat ndaj tij për spiunazh ishin jashtë çdo kufiri.
Biden, duke u nisur nga Uashingtoni për një udhëtim në Irlandën e Veriut, u tha gjithashtu gazetarëve se burgimi i korrespondentit të Wall Street Journal ishte "krejtësisht i paligjshëm".
Të hënën, Departamenti i Shtetit e klasifikoi zyrtarisht gazetarin si "të arrestuar gabimisht" një status që e vendos çështjen në duart e të dërguarit special për pengjet, Roger Carstens.
Gershkovich, një reporter me përvojë për The Wall Street Journal në Rusi, u arrestua në Yekaterinburg, rreth 1,800 kilometra (1,100 milje) në lindje të Moskës.
Gazetari javën e kaluar doli para një gjykate dhe u akuzua zyrtarisht për spiunazh, nga ana tjetër gazetari ka mohuar çdo keq bërje.
Lini një Përgjigje