TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2023, 17:50

“SHBA-ja nuk do paqe në Ukrainë”, Lavrov: Amerika po e përdor Ukrainën për të ruajtur hegjemoninë e saj

Shkruar nga Pamfleti

“SHBA-ja nuk do paqe në Ukrainë”, Lavrov: Amerika po e

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov gjatë një konference për shtyp është shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme as në këtë fazë dhe as në të ardhmen për çfarëdo lloj veprimi konstruktiv në lidhje me zgjidhjen në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme as në këtë fazë dhe, sipas meje, në të ardhmen për ndonjë veprim konstruktiv në lidhje me zgjidhjen e situatës në Ukrainë, për të cilën ata vetë krijuan kushtet për shumë vite”, tha ai.

Sipas Lavrov, Shtetet e Bashkuara e krijuan situatën në Ukrainë nëpërmjet kursit të saj strategjik për të kundërshtuar formimin objektiv të një bote shumëpolare dhe për të ruajtur hegjemoninë e saj dhe për të nënshtruar këdo që del kundër vullnetit të saj.

Ukraina përdoret si një instrument i bindur në kuadër të këtij kursi”, theksoi ministri i Jashtëm.

lavrov shba ukraina

Lini një Përgjigje