TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Gusht 2025, 16:05

SHBA ofron 50 mln euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria në Venezuelë

Shkruar nga Pamfleti

SHBA ofron 50 mln euro për “kokën” e Maduros, reagon

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, ka dënuar ashpër vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dyfishuar shpërblimin për arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro, duke e cilësuar si një akt të paligjshëm dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. 

“Këto shpërblime të dëshpëruara, në stilin e një filmi hollywood-ian, përfaqësojnë një ndërhyrje të hapur që shkel parimet e vetëvendosjes së popujve”, tha Lopez. 

SHBA ka akuzuar Maduron si një nga trafikantët kryesorë të drogës, duke e lidhur me kartele që dyshohet se shpërndajnë fentanil dhe kokainë në tregun amerikan.

Nga ana tjetër, Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, hodhi poshtë pretendimet e Uashingtonit, duke deklaruar se nuk ka prova që lidhin Meksikën me këto akuza.

“Nëse kanë ndonjë provë, le ta tregojnë. Ne nuk kemi asnjë provë”, u shpreh ajo.

Sheinbaum komentoi gjithashtu një raport të New York Times për një direktivë sekrete të ish-presidentit amerikan Donald Trump, që autorizon përdorimin e forcës ushtarake kundër karteleve në Amerikën Latine, duke sqaruar se një plan i tillë nuk prek territorin meksikan.

“Kjo ka të bëjë me territorin e SHBA-së, jo me Meksikën”, theksoi ajo. Ky zhvillim nxjerr në pah tensionet e vazhdueshme mes SHBA-së dhe vendeve të Amerikës Latine lidhur me politikat e ndërhyrjes dhe akuzat për trafik droge.

Lini një Përgjigje