
11 persona mbetën të vdekur ndërsa 46 të tjerë u plagosën pas një aksidenti tragjik pasditen e djeshme. Mësohet se një autobus u përplas me një kamion, ndërsa autobusi shpërtheu në flakë. Aksidenti i rëndë ndodhi në shtetin qendror-perëndimor të Mato Grosso.
Nga 46 të plagosurit, 12 janë në gjendje të rëndë, përfshirë shoferin e kamionit, ndërsa 26 të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme. Ndërsa 8 persona kanë marrë lëndime të lehta.
View this post on Instagram
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura.
Aksidenti ndodhi në autostradën BR-163, e cila regjistroi 1,304 aksidente trafiku vetëm në vitin 2024, 65 prej të cilave fatale. 40 persona kanë humbur jetën në të njëjtën autostradë nga janari deri në qershor të këtij viti.
Lini një Përgjigje