
Në krye të listës së kërkuarve ndodhet Mojtaba Khamenei; Uashingtoni premton edhe zhvendosje për informatorët për arsye sigurie
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ofertë shpërblimi për informacione që mund të çojnë në identifikimin ose kapjen e disa prej figurave kryesore të udhëheqjes politike në Iran, me Mojtaba Khamenei – djalin e liderit suprem Ali Khamenei – në krye të listës.
Shërbimi përkatës i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, i cili menaxhon programet e shpërblimit për informatorët, publikoi një mesazh në rrjetet sociale duke kërkuar informacione nga publiku.
Në imazhin e publikuar paraqitet një pyetje e drejtpërdrejtë:
“A keni informacione për këta liderë terroristë iranianë? Dërgoni informacion. Mund të përzgjidheni për shpërblim dhe zhvendosje.”
Sipas njoftimit, përdorimi i termave “shpërblim” dhe “zhvendosje” synon të inkurajojë veçanërisht qytetarët brenda Iranit që të ofrojnë informacione.
Programi parashikon:
shpërblime financiare që mund të arrijnë deri në 10 milionë dollarë
zhvendosje në një vend tjetër për arsye sigurie, për të mbrojtur informatorët nga hakmarrjet e mundshme të autoriteteve iraniane.
Autoritetet amerikane theksojnë se këto masa do të zbatohen në rast se informacionet e dhëna rezultojnë të besueshme dhe të dobishme për hetimet.
Got information on these Iranian terrorist leaders?
— Rewards for Justice (@RFJ_USA) March 13, 2026
Send us a tip. It could make you eligible for a reward and relocation. pic.twitter.com/y7avkqdGWw
Lini një Përgjigje