SHBA-ja mund të mbetet pa para deri më 1 Qershor, nëse Kongresi nuk arrin ta rrisë tavanin e borxhit para kësaj date.
Ësht ky paralajmërimi i fortë nga sekretarja e thesarit Janet Yellen e cila në një letër i kërkoi Kongresit të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh.
“Ne kemi mësuar nga ngërçet e kaluara të tavanit të borxhit se pritja deri në minutën e fundit për të rritur tavanin e borxhit mund të shkaktojë dëm serioz në besimin e biznesit dhe konsumatorit, mund të rrisë kostot afatshkurtra të huamarrjes për taksapaguesit dhe mund të ndikojë negativisht në vlerësimin e kreditit të Shteteve të Bashkuara.”
Për këtë çështje, presidenti Joe Biden thirri një takim të udhëheqësve të Kongresit më 9 maj.
“Për më shumë se 200 vjet, Amerika nuk ka dështuar kurrë të paguajë borxhin e saj. Për ta thënë ndryshe, Amerika nuk është një komb i dështuar.”
Tavani i borxhit është rritur, zgjatur ose rishikuar 78 herë në SHBA që nga viti 1960.
Në këtë rast, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar ndryshimin e disa aspekteve të agjendës së Bidenit duke përfshirë programin e tij të faljes së huave studentore.
Por vetë Biden ka thënë se çështja është e panegociueshme por megjithatë ai është nën presion nga grupet e biznesit për t’i diskutuar propozimet e republikanëve.
Falimentimi, i cili do të ishte i pari në historinë e SHBA-së, do të mund t’i përmbyste tregjet financiare globale dhe ta shkatërronte besimin te SHBA-ja si një partnere globale biznesi.
Lini një Përgjigje