TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2026, 16:22

“SHBA ultimatum Izraelit për të mos sulmuar Libanin”, Trump: Do marrim uraniumin e Iranit, marrëveshja fare pranë

Shkruar nga Pamfleti

“SHBA ultimatum Izraelit për të mos sulmuar Libanin”,

Palët mund të arrijnë një marrëveshje brenda kësaj jave...

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit tashmë është e hapur plotësisht për të gjithë, përveç Iranit. Ai deklaroi se bllokada amerikane ndaj Iranit do të mbetet në fuqi deri në momentin kur palët të bien dakord 100 për qind për arritjen e një marrëveshje paqeje.

Sipas Trumpit, kjo bllokadë nuk do të zgjasë shumë, pasi palët tashmë janë dakordësuar për shumicën e pikave dhe së shpejti mund të ketë diçka konkrete. Kujtojmë se Presidenti i SHBA-ve deklaroi ditën e djeshme se një takim tjetër me Iranin mund të zhvillohet në dy ditët e ardhshme në Islamabad. Kjo nënkupton se palët mund të arrijnë një marrëveshje brenda kësaj jave.

“Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur dhe e gatshme për punë dhe kalim të plotë, por bllokada detare do të mbetet në fuqi dhe efekt të plotë për sa i përket Iranit, vetëm deri në kohën kur transaksioni ynë me Iranin të jetë 100% i përfunduar. Ky proces duhet të shkojë shumë shpejt, pasi shumica e pikave janë negociuar tashmë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti Donald J. Trump”, shkroi Trump në platformën ‘Truth’.

Në një postim të pak minutave më vonë, Trump dha detaje mbi negociatat duke thënë se SHBA-të do të marrin uraniumin e pasuruar të Iranit. Ai shtoi gjithashtu se nuk do të ketë asnjë shkëmbim parash mes dy shteteve, duke hedhur poshtë pretedimet e Iranit për pagesë të dëmeve të shkaktuara. Ai theksoi se kjo marrëveshje nuk e nënshtron në asnjë mënyrë SHBA-në ndaj Iranit.

Trump shtoi gjithashtu se SHBA-ja do të merret personalisht me konfliktin Izrael-Liban dhe me situatën e Hezbollahut. Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se Izraeli nuk do ta sulmojë më Libanin, pasi ka urdhër të prerë nga SHBA-ja.

SHBA-të do të marrin të gjithë “Pluhurin” Bërthamor të krijuar nga bombarduesit tanë të mëdhenj B2 - Asnjë para nuk do të shkëmbehet në asnjë mënyrë apo formë. Kjo marrëveshje nuk i nënshtrohet në asnjë mënyrë Libanit, por SHBA-të, veçmas, do të punojnë me Libanin dhe do të merren me situatën e Hezbollahut në një mënyrë të përshtatshme. Izraeli nuk do ta bombardojë më Libanin. Atyre u NDALOHET ta bëjnë këtë nga SHBA-të. Mjaft më!!! Faleminderit! President DJT”, shkroi më tej Trump në ‘Truth’./Pamfleti

 

trump irani

Lini një Përgjigje