TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Maj 2023, 17:14

SHBA “var shpresat” te Kina: Pekini mund të bindë Rusinë që t'i japë fund luftës në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

SHBA “var shpresat” te Kina: Pekini mund të bindë

Njëlloj si Franca edhe SHBA-ja mesa duket ka varur shpresat te Kina për arritjen e një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo u vu re edhe nga deklarata e ambasadorit amerikan në Pekin, Nicholas Burns i cili tha se SHBA kërkon nga Kina që ti ushtrojë presion Rusisë dhe ta shtyjë atë për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë. 

"Ajo që ne duhet të shohim nga Kina është të shtyjmë Rusinë të tërheqë trupat e saj dhe në mënyrë që Ukraina të mund të rikthejë të gjithë territorin e saj dhe të mund të jetë përsëri plotësisht sovrane në të gjitha aspektet e kësaj fjale", tha Burns.

Ai shtoi gjithashtu se hapi i parë, do të ishte shtyrja e Rusisë nga Kina për të ndaluar bombardimet e komplekseve të banimit dhe shollave në të cilat strehohen civilët.

"Do të ishte e dobishme nëse Kina do ta shtynte Rusinë të pushonte bombardimet e shkollave të Ukrainës, spitaleve dhe ndërtesave të banimit ukrainas. Ne kemi parë një humbje të jashtëzakonshme jetësh vetëm në muajt e fundit nën këtë sulm të egër ajror ndaj civilëve ukrainas. Kështu që unë mendoj se kjo është ajo që ne do të donim dhe jam i sigurt se kjo është ajo që do të donin vendet evropiane, kjo është ajo që Ukraina kërkon nga Kina", shtoi ambasadori amerikan.

Burns tha ndër të tjera se biseda midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ishte "një hap i parë i mirë", por është e paqartë nëse do të pasojë ndonjë veprim.

"Ne do të dëshironim të shihnim Kinën të ishte shumë më e ashpër në këshillat e saj për rusët. Ne do të donim të shihnim veprime për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur në termat, natyrisht, që qeveria ukrainase mund të pranojë”, përfundoi ai.

shba kina lufta ukrainë

Lini një Përgjigje