TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Maj 2023, 15:54

“Luftë me spiunë”, Danimarka ngre alarmin: Moska mund të përdorë civilë dhe gazetarë si agjentë sekretë

Shkruar nga Pamfleti

“Luftë me spiunë”, Danimarka ngre alarmin: Moska mund

Shërbimi Danez i Sigurisë dhe Inteligjencës (PET), në një raport të bërë publik sot, tha se Rusia mund të rekrutojë civilë dhe të përdorë gazetarë dhe njerëz të biznesit për të spiunuar Danimarkën si një alternativë ndaj diplomatëve rusë.

Duke kontrolluar hyrjen në Detin Baltik, Danimarka do të luante një rol të rëndësishëm strategjik në një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë si një pikë tranziti për përforcimet e NATO-s, duke e bërë anëtarin e NATO-s një fokus të veçantë për Rusinë.

Kur Danimarka, në përputhje me vendet e tjera të BE-së, dëboi 15 diplomatë rusë në prill të vitit të kaluar, ajo dëmtoi kapacitetin e Rusisë për të spiunuar në tokën daneze.

Por nevoja e Rusisë për të marrë informacion në Danimarkë është rritur dhe për këtë Rusia po përpiqet të përdorë mënyra të tjera spiunimi në Danimarkë,” tha PET.

Lufta e spiunazhit është rikthyer sërish në nivele të larta që pas nisjes së luftës në Ukrainë, me Moskën e cila ka aktivizuar agjentët e saj në të gjithë Evropën.

rusia spiunë danimarkë

Lini një Përgjigje