TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Korrik 2023, 07:54

Shembja e urës në Patra, një i vdekur dhe 14 të plagosur; vijojnë kërkimet nën rrënoja

Shkruar nga Pamfleti

Shembja e urës në Patra, një i vdekur dhe 14 të plagosur;

Një person humbi jetën ndërsa 14 të tjerë u plagosën nga shembja e urës në Patra të Greqisë. Ky është bilanci i fundit qe raportojnë mediat greke.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë mes gërmadhave në vendin e shembjes, ku ka rënë edhe një eskavator.

Ende nuk dihen shkaqet e shembjes së urës që ndodhi mesditën e 23 korrikut 2023, ndërkohë policia ka ndaluar 4 persona.

Bëhet fjalë për dy operatorët e mjeteve të rënda që po kryenin punimet në momentin e shembjes së urës, përgjegjësi dhe një punonjës tjetër.

Nga dëshmitë e para bëhet e ditur se poshtë urës në momentin kur ka ndodhur shembja ka qenë një grup romësh.

Kujtojmë se rreth 19,000 persona u evakuuan nga ishulli grek i Rodosit pasi zjarret vazhdojnë prej 1 jave në tre fronte, thanë autoritetet greke të dielën.

Ministria e Ndryshimeve Klimatike dhe Mbrojtjes Civile tha se ky ishte evakuimi më i madh nga zjarret në vend.

Sipas policisë lokale 16,000 persona u evakuuan nga toka dhe 3,000 nga deti nga 12 fshatra dhe disa hotele. Gjashtë persona u trajtuan për një kohë të shkurtër në një spital për probleme me frymëmarrjen.

Pas zjarrit të madh që shpërtheu në ishullin e Rodosit dhe që detyroi evakuimin e 19 000 turistëve, flakët shpërthyen edhe në ishullin e Korfuzit.

Sipas forcave zjarrfikëse është dhënë urdhër për evakuim të pesë fshatrave. Pesë fshatrat e përfshirë janë Santa, Μegula, Porta, Perthia e vjetër dhe Sinies. 

 

shembje ure patra greqi

Lini një Përgjigje