TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shkurt 2026, 20:24

Shenja pozitive nga SHBA-ja dhe Rusia, palët afër një marrëveshjeje për zgjatjen e traktatit bërthamor!

Shkruar nga Pamfleti
Shenja pozitive nga SHBA-ja dhe Rusia, palët afër një
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e traktatit bërthamor START, i cili rregullon kufizimin e arsenalit bërthamor të dy fuqive më të mëdha në botë.

Sipas tre burimeve të cituara nga mediumi amerikan Axios, dy vendet po “afrohen në një marrëveshje” për vazhdimin e traktatit, i cili rrezikon të skadojë.

Dy nga këto burime kanë bërë të ditur se një draft-plan, i dakordësuar përkohësisht nga zyrtarë të të dyja palëve, ende duhet të miratohet nga presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin.

Sipas të njëjtave burime, SHBA-ja dhe Rusia janë pajtuar që traktati ekzistues të zgjatet për një periudhë gjashtëmujore, në mënyrë që të ketë kohë shtesë për finalizimin e negociatave për një marrëveshje më afatgjatë.

Zgjatja e START-it do të përbënte një zhvillim të rëndësishëm në fushën e sigurisë globale, pasi ky traktat është një nga instrumentet kryesore ndërkombëtare për kontrollin e armëve bërthamore dhe parandalimin e një gare të re armatimi.

Detaje të tjera rreth marrëveshjes së mundshme pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim, në varësi të vendimeve përfundimtare të dy liderëve.

shba rusi traktati bërthamorë

Lini një Përgjigje