TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2023, 13:18

Shifrat tronditëse të luftës Rusi-Ukrainë, gati 9 mijë civilë të vrarë; 400 prej tyre fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Shifrat tronditëse të luftës Rusi-Ukrainë, gati 9 mijë

Në 500 ditë luftime mes Rusisë dhe Ukrainës ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të luftës së përgjakshme, duke paraqitur disa statistika tronditëse.

Sipas raportit që nga muaji maj i këtij vit, Rusa ka sulmuar më shumë se 700 objekte mjekësore dhe punonjëseve të shëndetësisë.  I tmerrshëm është fakti se 8,766 civilë janë vrarë nga lufta në Ukrainë, ku 400 prej tyre ishin fëmijë.

Ndërkohë në radhët e ushtarëve raportohet se rreth 360 mijë trupa nga të dyja palët kanë humbur jetën që nga fillimi i konfliktit në shkurtin e vitit të kaluar.

Gjithashtu rreth 1 milion ukrainas kanë braktisur atdheun e tyre dhe janë strehuar nëpër vende të Evropës. Ndërkohë rreth 2 milion të tjerë janë detyruar të migrojnë nga veriu i vendit në drejtim të jugut, për t’iu larguar frontit të luftës.

rusi ukrainë bilanci

Lini një Përgjigje