
Në Turqi kanë shpërthyer polemikat dy ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Përveç incidenteve të tjera, një reagim është bërë viral në rrjet, ku drejtori i lajmeve i kanalit televiziv opozitar Tele 1, Merdan Yanardag, pretendon se është planifikuar një atentat ndaj kandidatit presidencial të opozitës, Kemal Kilicdaroglu.
1- Türkiye'nin siyasal ve toplumsal yaşamını derinden etkileyecek önemli bir olayı, -geç bir saatte de olsa- kamuoyu ile paylaşmak gerektiğini düşünüyorum. Çünkü kaynağıma güvendim..
— Merdan Yanardağ (@merdanyanardag) May 11, 2023
Kemal Kılıçdaroğlu'na suikast yapacak bir grubun Gürcistan'a Türkiye'ye girdiği belirtiliyor.
Gazetari turk Merdan Yanardag është thirrur nga zyra e prokurorit në Stamboll pasi ai zbuloi një komplot të dyshuar për atentat kundër kandidatit të përbashkët presidencial të opozitës Kemal Kilicdaroglu.
"Mendoj se është e nevojshme të ndajmë me publikun një ngjarje të rëndësishme që do të ndikojë thellë në jetën politike dhe shoqërore të Turqisë, edhe nëse është vonë. Sepse i besoj burimit tim... Thuhet se një grup që planifikon të vrasë Kemal Kilicdaroglu ka hyri në Turqi nga Gjeorgjia.”, shkroi në Twitter Merdan Yanardag, Drejtori i Përgjithshëm i Tele1 TV i Turqisë.
Në postimet e mëvonshme, Yanardag shtoi më shumë informacion në lidhje me komplotin e supozuar, duke përmendur emrin e organizatorit të supozuar pas komplotit, Galip Özturk, një biznesmen i arratisur që thuhet se jeton në Gjeorgji. Yanardag paralajmëroi gjithashtu se përpjekja e mundshme për vrasje mund të ndodhë gjatë tubimit të planifikuar të Kilicdaroglu në provincën veriore Samsun të Turqisë të premten.
Akuza u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.