
Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka nisur sulme ndaj objektivave në kryeqytetin iranian, Teheran. Në një përditësim të shkurtër në rrjetin Telegram, IDF deklaroi se po godet “objektiva të regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin”.
Sipas raportimeve nga "BBC", në disa zona të kryeqytetit janë dëgjuar shpërthime të forta, ndërsa në vijim të sulmeve janë regjistruar edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Këto ndërprerje lidhen me goditjet ndaj infrastrukturës energjetike në pjesë të ndryshme të qytetit.
Deri në këto momente, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një reagim të plotë zyrtar mbi shkallën e dëmeve apo pasojat e sulmeve, ndërsa situata mbetet dinamike.
Sulmet e sotme shënojnë një tjetër hap në përshkallëzimin e krizës mes dy vendeve, duke rritur shqetësimet për një konflikt më të gjerë në rajon.
Lini një Përgjigje