TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shtator 2023, 20:14

Shqiptari gjendet i pajetë në Serbi, mister shkaku

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari gjendet i pajetë në Serbi, mister shkaku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi ku një shqiptar është gjendur i pajetë në fshatin Batrovc. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me rastin, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarit por pritet të kryhen veprimet e duhura për të sjellë trupin e pajetë në Shqipëri.

"Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, ka njoftuar se një shqiptar Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka raportim për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftim.

 

shqiptari serbi i pajete

Lini një Përgjigje