
Një tjetër aleat i vjetër i Rusisë ka ndryshuar orientim, duke lënë Moskën dhe duke u afruar me Perëndimin. Kjo ndodhi për faktin se Putin nuk arrit dot të mbajë premtimin, për të mos lejuar konflikt mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për kontrollin e rajonit të diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.
Në dritën e këtyre zhvillimeve, Armenia ka njoftuar se do të nënshkruajë Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i cili lejon arrestimin e Putin me akuza për krime lufte.
Në teori, kjo do të thoshte se presidenti rus mund të arrestohej nëse do të hynte në Armeni. Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cili e përshkroi lëvizjen si "jashtëzakonisht armiqësore" ndaj Moskës.
“Armenia e di shumë mirë se ne nuk jemi palë në [Statutin e Romës] dhe Armenia është plotësisht e vetëdijshme për vendimin e vështirë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të lëshuar një urdhër arrest për Vladimir Putinin të marrë në bazë të këtij statuti. Ne e dimë se Jerevani e di mirë këtë. Kjo nuk është diçka që ne e miratojmë", tha ai.
I pyetur nëse Putin po planifikonte ndonjë udhëtim në Armeni në të ardhmen e afërt, Peskov u përgjigj: "Jo".
Lini një Përgjigje