
Tensionet mes Bjellorusisë dhe Polonisë kanë mbërritur në kulm ditën e sotme, pasi ushtria e Lukashenkos njoftoi se ka rrëzuar një helikopter polak.
Sipas pretendimeve të Minskut zyrtarë, një helikopter polak ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, disa herë pasditen e sotme.
Ministria Bjelloruse e Mbrojtjes tha se helikopteri kaloi kufirin në orën 15:20 me orën lokale dhe përsëri një orë më vonë.
“Gjatë kalimit të parë, avioni "fluturoi në një thellësi deri në 1.5 kilometra" dhe në të dytën, helikopteri "ka shkelur në mënyrë të përsëritur kufirin shtetëror, duke shkuar 300 metra thellë", tha ministria.
Si përgjigje Bjellorusia, aleati më i afërt i Rusisë, deklaroi se kishte përplasur helikopterin ushtarak polak. Ky veprim pritet të nxisë tensione mes dy vende, megjithatë pritet të shihet reagimi i Polonisë.
Ndërkohë lidhur me rastin, ka reaguar Polonia e cila ka mohuar se helikopterët e saj të kenë shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë.
“Komanda Operacionale i mohon pa mëdyshje këto raporte. Asnjë nga helikopterët polakë nuk kaloi hapësirën ajrore të Bjellorusisë”, tha një zëdhënës i Komandës Operative të Forcave të Armatosura.
Lini një Përgjigje