
Një gjyqtar federal bllokoi të premten administratën Trump nga ndërprerja e regjistrimit të studentëve të huaj në Harvard, një veprim që shkolla Ivy League e cilësoi si hakmarrje jokushtetuese për sfidimin e kërkesave politike të Shtëpisë së Bardhë.
Në padinë e ngritur të premten në gjykatën federale në Boston, Harvard tha se veprimi i qeverisë shkel Amendamentin e Parë dhe do të ketë një "efekt të menjëhershëm dhe shkatërrues për Harvardin dhe më shumë se 7,000 mbajtës vizash".
“Me një të rënë të stilolapsit, qeveria është përpjekur të fshijë 1/4 e trupës studentore të Harvardit, studentë ndërkombëtarë që kontribuojnë ndjeshëm në Universitet dhe misionin e tij”, thuhej në padinë e ngritur nga Harvardi, ndërsa theksohej se “pa studentët e huaj, Harvardi nuk është Harvard.”
Urdhri i përkohshëm kufizues u dha nga gjyqtarja e distriktit amerikan Allison Burroughs. Lëvizja e administratës Trump e ka futur kampusin në rrëmujë disa ditë para diplomimit, thuhej në padinë e Harvard. Studentët ndërkombëtarë që drejtojnë laboratorë, japin kurse, ndihmojnë profesorët dhe marrin pjesë në sportet e Harvardit tani duhet të vendosin nëse do të transferohen apo do të rrezikojnë të humbasin statusin ligjor për të qëndruar në vend, sipas dosjes.
Ndikimi është më i rëndë në shkollat pasuniversitare si Kennedy e Harvardit, ku pothuajse gjysma e trupës studentore vjen nga jashtë vendit dhe shkolla e Biznesit e Harvardit, e cila 1/3 e ka me studentë dhe staf ndërkombëtar.
Së bashku me ndikimin e saj te studentët aktualë, ky veprim bllokon mijëra studentë që planifikonin të vinin për kurset e verës dhe të vjeshtës.
Harvard tha se kjo e vë menjëherë shkollën në disavantazh, pasi konkurron për studentët më të mirë në Botë.
Edhe nëse rifiton aftësinë për të pritur studentë, "aplikantët e ardhshëm mund të hezitojnë të aplikojnë nga frika e hakmarrjeve të mëtejshme nga qeveria", thuhej në padi.
Nëse veprimi i qeverisë qëndron, tha Harvard, universiteti nuk do të jetë në gjendje të ofrojë pranim për studentë të rinj ndërkombëtarë për të paktën dy vitet e ardhshme akademike.
Shkollat që e kanë atë certifikim të tërhequr nga qeveria federale nuk kanë të drejtë të riaplikojnë deri një vit më pas, tha Harvard.
Lini një Përgjigje