
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar imazhe nga faza e parë e shkëmbimit të të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke konfirmuar lajmin e raportuar më parë nga pala ruse.
Presidenti ukrainas tha se 390 persona u riatdhesuan sot në fazën e parë të shkëmbimit 1,000 për 1,000 të burgosur, të rënë dakord me Rusinë në Stamboll.
“Po i sjellim njerëzit tanë në shtëpi. Faza e parë e marrëveshjes së shkëmbimit “1000 për 1000” ka përfunduar. “Kjo marrëveshje u arrit gjatë takimit në Turqi dhe është jetike që ajo të zbatohet plotësisht”, tha Zelensky në një postim.
Në vijim ai shkruan se “sot 390 persona. Të shtunën dhe të dielën, presim që shkëmbimi të vazhdojë. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë dhe punojnë 24/7 për të sjellë burrat dhe gratë ukrainase në shtëpi".

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që mbeten në robëri të kthehen. Ne verifikojmë çdo mbiemër, çdo detaj për çdo person. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike për të ndërmarrë hapa të tillë përpara”, shkruan Presidenti ukrainas.
Lini një Përgjigje