Bota28 Mars 2023, 19:05

Si po i identifikon dhe i arreston Rusia kundërshtarët e Putinit?

Shkruar nga Pamfleti
Si po i identifikon dhe i arreston Rusia kundërshtarët e Putinit?
Vladimir Putin me Dmitry Peskov, sekretar i shtypit i Presidentit rus

Aktivisti 32-vjeçar i të drejtave civile, Alexander Zharov sapo kishte hyrë në një stacion metroje të Moskës më 22 gusht të vitit 2022, kur oficerë të policisë e ndaluan dhe i thanë se ishte në listë kërkimi.

“Kur policia mu afrua në metro dhe më kërkoi të shkoja me ta, e pyeta për arsyen e ndalimi. Më thanë se isha në listën e personave të kërkuar. Ai ishte gjobitur dhe arrestuar në të kaluarën për pjesëmarrje në protesta, dhe ishte ndaluar në metro, edhe në datat 9 dhe 12 maj.”

Agjencia e lajmeve Reuters analizoi një video, që tregon 32-vjeçarin teksa hyn në metro e më pas ndalohet nga policia.

“Është e frikshme. Tani e di se metroja mund të jetë një vend i rrezikshëm, dhe një vend ku mund të ndalohesh nga policia. Mendoj se po ndalohem për shkak të qëndrimit kundër luftës në Ukrainë dhe kundër represionit.”

Për të shmangur vëmendje të mëtejshme, Zharov u zhvendos në gjermani nga Kazakistani. Nuk është sekret se qeveria ruse përdor teknologji të njohjes së fytyrës për të mbajtur nën vëzhgim qytetarët e vet.

Në 2017, zyra e bashkësisë Moskës njoftoi instalimin e një prej rrjeteve më të mëdha të survejimit, me 160 mijë kamera, përfshirë më shumë se 3 mijë qe lidheshin me sistemin e njohjes së fytyrës.

Njohja e fytyrës është një softuer që analizon imazhin e fytyrës dhe krijon një set koordinatash që hartëzojnë tiparet, të tilla si distanca mes syve e të tjera si këto që janë unike tek individët. Është një hartë e fytyrës që identifikon çdo individ.”, thotë Pauline Norstrom, CEO i Anekanta Consulting.

Agjencia e lajmeve Reuters, ka analizuar më shumë se 2 mijë raste gjyqësore, që tregojnë se këto kamera kanë luajtur një rol të rëndësishëm në arrestimin e qindra protestuesve. 

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të 2022-shit, autoritet filluan të përdorin sistemin e njohjes së fytyrës për të ndaluar qytetarët të marrin pjesë në protestë, sipas intervistave me disa prej të ndalurve dhe informacione të mbledhura nga grupet monitoruese.

Teknologjia po ndihmon tani policinë të identifikojë dhe mbërthejë kundërshtarët e Kremlinit, si masë parandaluese, ne çdo moment. dhe teknologjia perëndimore ka ndihmuar në këtë fushatë; pasi shumë prej mikroçipeve por edhe trajnimet janë mundësuar nga kompani amerikane.

putin kundërshtarët