Bota10 Dhjetor 2023, 18:33

Pse zgjedhjet në Serbi kthyen BE-në në ‘armikun’ e përbashkët të partive politike?!

Shkruar nga Alexey Kisyuhas

Pse zgjedhjet në Serbi kthyen BE-në në ‘armikun’ e

Në Serbi po zhvillohet një garë tjetër parazgjedhore për të treguar se kush është më Millosheviç se Millosheviçi.

Paraqitje e Evropës si fantazmë e frikshme po rrotullohet në Serbinë parazgjedhore. E cila veç kësaj retorike do ishte mënyra më e lehtë për të prishur shanset e "opozitës pro-evropiane" apo koalicionit 'Serbia kundër dhunës' për triumf në këto zgjedhje?

Por le të shohim se sa prej partive serbe janë pro anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Pra duke thënë këtë sa janë pro zbatimit të planit franko-gjerman për Kosovën, i cili është shndërruar në pikën kryesore të fushatës së këtyre zgjedhjeve.

Plani franko-gjerman u bë njësia bazë e masës për bashkëpunim midis partive opozitare që mendojnë për Serbinë e PostVuçiç. Në këto zgjedhje nuk flitet as për inflacionin, as për krimin dhe korrupsion, asgjë as për lirinë e fjalës, as për demokracinë dhe të drejta të njeriut, madje as për ndryshimin e regjimit aktual, por vetëm për Kosovën.

Por fundja kujt i interesojnë këto shpikje dhe vlera perëndimore, e vetmja gjë me vlerë sot është çfarë do të bëjmë nesër me Kosovën?

-50 hijet e antievropianëve

Deri dje, Partia Popullore nominale pro-evropiane e Vuk Jeremiçit më në fund hoqi dorë nga anëtarësimi i Serbisë në BE dhe iu bashkua turmës në klubin e rusofilëve. Ndërsa Dveri, DSS, monarkistët dhe mbështetësit e tjerë të Kosovës kanë qenë prej kohësh kundër Republikës së Serbisë në një Evropë të bashkuar.

Kundër planit franko-gjerman sot punon edhe ndikuesi i vjetër i opinionit publik serb, Boris Tadiç. Edhe Partia Radikale Serbe, në koalicionin më në fund zyrtar me SNS-në, trumbeton sloganin "Mëmëdheu Serbia, Nëna Rusi".

Me fjalë të tjera, në këto zgjedhje kemi sërish një ofertë prej 50 nuancash të së djathtës antievropiane. Grupim ky që po të ishte bashkuar ndoshta do të përfaqësonte bllokun më të fortë opozitar . Por një gjë e tillë nuk po ndodh dhe kjo flet shumë për Serbinë, Vuçiçin dhe opozitën. Thjesht, në Serbi po zhvillohet një garë tjetër parazgjedhore se kush është më Millosheviç se vetë Millosheviçi.

-E keqja më e vogël!

A u shndërrua opozita pro-evropiane ‘Serbia kundër dhunës’ në opozitën ‘Serbia kundër Evropës’?

Deklaratat e një nga krerëve të opozitës pro-evropiane, se koalicioni i tyre nuk është i detyruar të zbatojë marrëveshjet e mëparshme dhe se Serbia do të ruajë pikëpamjen aktuale kushtetuese për Kosovën dhe Metohinë, nuk bënë gjë tjetër vetëm se zgjatën mbështetjen e Bashkimit Evropian për qeverinë e Aleksandër Vuçiçit si të keqen më të vogël!

Çfarë do të thotë kjo? Refuzimi i planit franko-gjerman për Kosovën nënkupton ndalimin e integrimit evropian të Republikës së Serbisë

Çështjet e cekëta, gjeopolitike dhe kombëtare dalin në pah gjatë fushatave zgjedhore. Prandaj nga liderët e vegjël të opozitës, në debate sporadike në televizion dëgjojmë se të gjithë e refuzojnë planin franko-gjerman për Kosovën. Thënë ndryshe refuzojnë Serbinë në Evropë.

Lista ndërpartiake Serbia kundër Evropës është absolutisht dominuese. Nuk ka pushtet dhe asnjë opozitë në atë amalgamë apo sinergji unison të opinionit që mund ta rrëzojë.

Pra, çfarë na mungon? Pse është tabu? Kanë kaluar gati 25 vjet nga bombardimet e NATO-s, të cilat mjaftojnë që një person të lindë, të rritet dhe të mbarojë fakultetin. Dreqin, edhe mbiemri pro-evropian ose pro-perëndimor (opozitë) tingëllon si etiketë. Flitet shumë për “ndryshimin e sistemit” në Serbi. Por çfarë do të bëjmë me ndryshimin e sistemit të vlerave të Sllobodan Millosheviçit?

Pse askush nuk shfaqet më me flamurin evropian me ato 12 yjet e verdhë në sfond blu, për të kënaqur votuesit e tyre? Kur dhe pse ai flamur pushoi së qeni i lezetshëm? Nuk e di çfarë ndodhi, por Serbia në Evropë ka qenë ëndrra e gjeneratave të opozitës dhe njerëzve me mendim të lirë për dekada, nëse jo shekuj./Përshtati 'Pamfleti' nga 'Danas'

serbia be zgjedhjet