Bota10 Dhjetor 2023, 16:15

Vizita e Erdogan në Athinë, Dendias: Hap pozitiv, por duhet të jemi gati për çdo skenar

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Erdogan në Athinë, Dendias: Hap pozitiv, por duhet të

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias ka folur për vizitën e Erdoganit në Athinë.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “To Vima tik Kyriaki”, Dendias tha se vizita e Erdogan ishte një hap në drejtim të rregullimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai tha gjithashtu se Greqia do të jetë gati gjithmonë për skenarin pozitiv dhe atë negativ.

“Vizita e Erdoganit dhe Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit në Athinë ishte një hap në drejtim të qetësisë së marrëdhënieve greko-turke. Megjithatë, ne nuk jemi naivë të presim heqjen e problemeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes sonë “me magji”.

Ne duhet të jemi gjithmonë gati për skenarin pozitiv dhe atë negativ. Është e dobishme të diskutojmë edhe kur dihet se nuk pajtohemi, pasi kjo ndihmon për të shmangur një “aksident”. Me fjalë të tjera, një veprim që mund të mos jetë i paramenduar, por në mungesë të kanaleve të komunikimit do të marrë përmasa të paparashikueshme”, sqaroi zoti Dendias.

Lidhur me takimin e tij me homologun Yassar Guler, Dendias iu referua komunikimit të tyre të mirë personal, por nënvizoi se Turqia duhet të vazhdojë të kontribuojë në shmangien e tensioneve në terren.

“Nëse duam një ndryshim real të faqes në marrëdhëniet greko-turke, duhet edhe ndryshimi i qëndrimit të vendit fqinj për çështjet strukturore, të cilat potencialisht mund të shkaktojnë regres në tension në të ardhmen.  Shpresoj që Turqia nga ana e saj të vazhdojë të kontribuojë në shmangien e tensioneve në terren”.