
Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi teksa ka folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi u shpreh se presidenti serb Aleksandër Vuçiç drejton një parti-shtet.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Vuçiç për fushatën zgjedhore përdor sistemin social. Mes tjerash ai nënvizoi se Vuçiç nuk do të jetë fitimtar i dikurshëm
“Qeveria nuk do të jetë ajo që ka qenë pas zgjedhjeve të fundit dhe nuk do të jetë ajo qeveria para 5 vitesh. Mendoj se Vuçiç është futur në një spirale të reagimit qytetar, ndaj qeverisë së tij, përkatësisht është kthyer në një parti-shtet e cila determinon në jetën publike e politike në Serbi. Nga ana tjetër kemi një opozitë ku janë bërë bashkë 5 subjekte politike dhe ka dhe subjekte të tjera opozitare që garojnë të vetme dhe është një nga problemet që mund të ballafaqohen. Në zgjedhjet e kaluara, Vuçiç humbi por megjithatë ai arriti të bëjë një koalicion me parti të tjera për ta mbajtur partinë në pushtet. Por këtë herë Vuçiç nuk do të jetë fitimtar i dikurshëm.
Vuçiç në mënyrë të vazhdueshme përdor sistemin social për të subvencionuar pensionistët, studentët dhe ndodh që kohën para zgjedhjeve ai e shfrytëzon për të ndarë mjete nga buxheti i shtetit për qytetarët që janë tek kategoria sociale”, tha ai.
Lini një Përgjigje