Bota10 Dhjetor 2023, 16:14

Konflikti Izrael-Hamas, OKB ngre alarmin: Gjysma e popullsisë së Gazës po vuan nga uria

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti Izrael-Hamas, OKB ngre alarmin: Gjysma e popullsisë së

Situata e krijuar në Gaza nga sulmet izraelite i ngjan asaj të një filmi horror, me njerëz të plagosur, të amputuar dhe në mungesë totale të kushteve jetike.

Një zyrtar i lartë i ndihmës së OKB-së ka paralajmëruar se gjysma e popullsisë së Gazës po vdes nga uria, ndërsa luftimet në Lindjen e Mesme vazhdojnë.

Carl Skau, zëvendësdrejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, tha se vetëm një pjesë e furnizimeve të nevojshme kanë mundur të hyjnë në Rripin e Gazës dhe 9 nga 10 persona nuk mund të hanë çdo ditë.

Kushtet në Gaza i kanë bërë dërgesat e ndihmës “pothuajse të pamundura”, tha Skau. Izraeli nga ana tjetër thekson se duhet të vazhdojë sulmet ajrore në Gaza për të eliminuar Hamasin dhe për të sjellë pengjet izraelitë në shtëpi.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, nënkoloneli Richard Hecht tha për BBC se “çdo vdekje për një civil është e dhimbshme, por nuk ka alternativë”

okb gaza izraeli