TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Dhjetor 2025, 08:45

Skandali i korrupsionit, Zelensky kërkon mbështetjen e Evropës sot në Paris 

Shkruar nga Pamfleti
Skandali i korrupsionit, Zelensky kërkon mbështetjen e Evropës
Emmanuel Macron dhe Volodymyr Zelensky

Udhëheqja e Volodymyr Zelensky-t po kalon momentin më të vështirë që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022dhe Europa duhet ta mbështesë sa më fuqishëm.

Për këtë arsye, pas skandaleve të korrupsionit brenda qeverisë së tij, sot, 1 dhjetor, Zelensky mbërrin në Paris për t’u takuar me homologun francez Emmanuel Macron.

Me negociatat për paqe që sapo u rinisën në Florida mes SHBA-ve dhe Ukrainës, Europa synon të largohet nga roli dytësor dhe të formojë një front të përbashkët me Zelensky-n, në emër të “një paqeje të drejtë e të qëndrueshme”. Sepse fati i Kievit dhe ai i kontinentit të vjetër janë ngushtësisht të lidhur.

Në Paris, mbërritja e Zelensky-t u pasua nga një intervistë shumë e qartë e ministrit francez të Jashtëm sipas të cilit, Zelensky është një “legjendë e rezistencës” dhe ka të drejtë absolute të udhëheqë vendin drejt paqes. Franca do ta përkrahë në përparimin e negociatave, për sa kohë që Rusia, me në krye Vladimir Putin, heq dorë nga ëndrrat për rindërtimin e ish‑Perandorisë Sovjetike përmes nënshtrimit të Ukrainës.

Europa dëshiron të jetë e bashkuar, për të mos dalë e dobët përpara amerikanëve dhe rusëve, edhe pse udhëheqësi hungarez Viktor Orbán kërkon që Ukraina të kthehet në një “shtet satelit”, pra që kontrollohet nga një fuqi më e madhe.

Për të mos u përqendruar vetëm tek formati diplomatik, Zelensky ka kontaktuar drejtpërdrejt me krerët europianë: me kryetaren e Komisionit Europian, me udhëheqës të shteteve të ndryshme, madje dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO‑s, për të koordinuar veprimet dhe për forcimin e mbrojtjes kundër sulmeve ruse.

Sot në Bruksel mblidhen ministrat e Mbrojtjes së BE-së së bashku me ministrin ukrainas për një samit, ndërsa diskutohet ndihma ushtarake evropiane për Kievin.

Në këto rrethana, vizita e Zelensky-t në Paris shënon një moment kyç, jo vetëm për fatin e Ukrainës, por për të ardhmen e sigurisë dhe stabilitetit të të gjithë Evropës./ La Repubblica

volodymyr zelensky emmanuel macron lufta ne ukraine

Lini një Përgjigje