TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Korrik 2023, 11:07

Stoltenberg kritika ndaj Moskës: Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e pamatur

Shkruar nga Pamfleti

Stoltenberg kritika ndaj Moskës: Retorika bërthamore e Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se retorika bërthamore e presidentit rus Vladimir Putin është “e pamatur dhe e rrezikshme”.

NATO ka deklaruar se nuk ka parë asnjë ndryshim në retorikën bërthamore të Rusisë, pavarësisht njoftimit të saj se po vendos armë bërthamore në Bjellorusi.

Stoltenberg vijoi duke thënë se aleatët e NATO-s po monitorojnë nga afër se çfarë po bën Rusia. Ai u shpreh se nuk ka parë asnjë ndryshim në vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi gjë që mund të kërkonte një reagim nga NATO, por gjithsesi do të mbeten vigjilentë.

Gjatë fjalës së tij për grupin Wagner, Stolternberg tha se po monitorojnë nga afër situatën.

Kujtojmë se, gjatë fundjavës Polonia vendosi në gatishmëri mbi 1,000 trupa në lindje të vendit mes shqetësimeve në rritje se prania e luftëtarëve të grupit Wagner në Bjellorusi mund të çojë në shtimin e tensioneve në kufirin e saj.

stoltenberg rusia moske

Lini një Përgjigje