TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2025, 13:56

Takimi me Trump para funeralit të Papës, reagon Zelensky: Mund të jetë historik, nëse arrihet fundi i luftës

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me Trump para funeralit të Papës, reagon Zelensky: Mund të
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas takimit që zhvilloi në Vatikan me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që sipas tij mund të rezultojë historik, nëse arrihet përfundimi i luftës, temë për të cilën ata diskutuan.

“Takim i mirë. Ballë për ballë, arritëm të diskutojmë shumë gjëra. Shpresojmë për një rezultat nga gjithçka që u diskutua,” shkroi Zelensky në një postim të tij.

Ai tha se temat e diskutimit përfshinin “mbrojtjen e jetës së popullit tonë, një armëpushim të plotë dhe pa kushte, si dhe një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme që do të parandalojë përsëritjen e luftës.”

Zelensky pati edhe një mesazh për Papën e ndjerë, që u bë shkak i këtij takimi me Trump.

 “Lamtumirë Papa Françeskut, ai bashkoi njerëzit në çdo pjesë të botës”, tha ai.

 

 

Lini një Përgjigje