Bota13 Maj 2024, 20:06

Takimi Mitsotakis - Erdogan: Marrëveshjet, mosmarrëveshjet dhe "urat" e krijuara!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Mitsotakis - Erdogan: Marrëveshjet, mosmarrëveshjet dhe

Mosmarrëveshjet mes  tyre ishin të forta sa i takon Hamasit, interpretimit për çështjen e pakicës në Traki, Qipro dhe shndërrimin e Manastirit të Chorës në xhami.

Nevoja për të vazhduar dialogun pavarësisht marrëveshjeve dhe mosmarrëveshjeve që ekzistojnë për një sërë çështjesh ishte mesazhi dominues nga takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në pallatin presidencial në Ankara.

Dy liderët iu referuan marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike që nënshkruan. Mosmarrëveshjet mes  tyre ishin të forta sa i takon Hamasit, interpretimit për çështjen e pakicës në Traki, Qipro dhe shndërrimin e Manastirit të Chorës në xhami.

Mitsotakis tha se Greqia dhe Turqia "nuk duhet të mbeten robër" të së kaluarës, duke shtuar se të dy vendet duhet të intensifikojnë kontaktet dhe bashkëpunimin dypalësh në të ardhmen.

Pavarësisht dallimeve tona në pikëpamjet, ne kemi dëshmuar se jemi të hapur për një bashkëpunim të favorshëm”, tha ai në një konferencë shtypi pas bisedimeve me presidentin turk Erdogan në Ankara.

Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për pranimin e Turqisë në BE, megjithë vështirësive të mëdha… me kusht që ajo të integrohet në acquis evropiane.

Në lidhje me migracionin, kryeministri grek vlerësoi kontributin e Turqisë në ndalimin e migracionit të parregullt në detin Egje.

Për luftën në Lindjen e Mesme, Mitsotakis pranoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje pas sulmit terrorist të 7 tetorit, por paralajmëroi mbi përdorimin asimetrik të forcës nga izraelitët në Rripin e Gazës. Ai tha gjithashtu se Athina dhe Ankaraja nuk pajtohen për përkufizimin e Hamasit si një organizatë terroriste, por bien dakord se dhuna duhet të përfundojë dhe nevojitet një armëpushim afatgjatë.

Ne nuk jemi gjithmonë dakord me Turqinë për çështjet që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme. Qëndrimi i Athinës është se Izraeli kishte çdo të drejtë të mbrohej. Por ne jemi dakord që përdorimi asimetrik i forcës dhe gjakderdhja në rajon duhet të ndalet dhe të arrihet një armëpushim afatgjatë, të mbrohen civilët e Gazës dhe të lirohen pengjet. Ne pajtohemi se do të ishte një gabim kolosal për të nisur një sulm tokësor në Gaza. Opsioni i vetëm i zbatueshëm është kthimi në proceset politike dhe zgjidhja me dy shtete”, tha Mitsotakis.

Por ky targetim nuk u pranua nga Erdogani i cili deklaroi se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por organizatë e rezistencës palestineze.

"Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë me një zë më të lartë për vdekjen e 35,000 civilëve. Hamasi është një organizatë e rezistencës , që lufton për territoret e saj. Do të na vinte keq nëse do ta konsideronit organizatë terroriste”, nënvizoi Erdogan.

Mitsotakis tha gjithashtu se vendimi i autoriteteve turke për ta kthyer Manastirin Bizantin të Chorës në një xhami është për të ardhur keq.

Sigurisht që fryma e bashkëjetesës harmonike përfshin edhe respektimin e rregullave ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore, veçanërisht kur flasim për monumente që janë universale pronë nën ombrellën e UNESCO-s. Ne patëm rastin të diskutonim sinqerisht me Presidentin Erdogan shqetësimin tonë, pakënaqësinë tonë për faktin se Manastiri i Chorës ka ndryshuar karakter dhe tani do të funksionojë si xhami”, shtoi Mitsotakis.

Në lidhje me konvertimin e Chora, Erdogan tha se qeveria e tij është e përkushtuar për të ruajtur çdo vend të trashëgimisë kulturore të njohur nga UNESCO. Xhamia e Chorës tani është e hapur për të gjithë me identitetin e saj të ri.

Më tej presidenti turk tha se të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin e tyre në luftën kundër terrorizmit.

Bashkëpunimi ynë kundër terrorizmit me Greqinë forcohet nga dita në ditë dhe jemi dakord që nuk ka të ardhme për grupet terroriste në të ardhmen e rajonit tonë”, tha ai.

Duke folur sa i takon problemeve referuar pakicave të dy vendeve, Mitsotakis tha se kjo pjesë është zgjidhur tashmë nga Traktati i Lozanës.

Në të njëjtën kohë, pakicat në vendet tona të përcaktuara nga Traktati i Lozanës përbëjnë dhe besoj thellësisht këtë një urë miqësie mes dy popujve tanë. Nga njëra anë, minoriteti grek, edhe pse i reduktuar në mënyrë drastike në popullsi, pasuron jetën shoqërore dhe kulturore të Turqisë. Por ai ka nevojë edhe për mbështetjen e shtetit turk për të vazhduar ta bëjë këtë. Ndërsa në Traki bashkëqytetarët tanë të krishterë dhe myslimanë jetojnë në harmoni me rendin ligjor evropian dhe grek, duke u garantuar atyre një regjim mundësish të barabartë”, tha Mitsotakis.

Më tej Erdogan tha se nuk ka probleme të pazgjidhshme midis Turqisë dhe Greqisë dhe se një hap drejt zgjidhjes për ishullin e ndarë të Qipros do të forconte paqen dhe stabilitetin rajonal.

Nuk ka asnjë problem mes Greqisë dhe Turqisë, sado i madh të jetë, që nuk mund të zgjidhet”, tha Erdogan

Ai tha se të dy vendet po përqendroheshin në një axhendë pozitive, duke mbajtur kanalet e dialogut të hapura pavarësisht dallimeve në mendime, duke shtuar se të dy vendet po punojnë drejt arritjes së qëllimit për të rritur tregtinë dypalëshe në 10 miliardë dollarë nga 6 miliardë dollarë që është aktualisht.

Besimi im është se forcimi i bashkëpunimit mes Turqisë dhe Greqisë do të jetë në të mirë të vendeve dhe më gjerë të rajonit. Ne diskutuam për çështjet e rendit të ditës së përbashkët. Ne po punojmë për të rritur tregtinë dypalëshe nga 5.8 miliardë dollarë në 10 miliardë dollarë. Këshilli i përbashkët i biznesit do të japë një kontribut të madh në përpjekjet tona. Vendet tona që janë në një zonë sizmike kanë konsoliduar atë që kërkon ligji i fqinjit. Për këtë është nënshkruar memorandumi për menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Ne diskutuam edhe për problemet e ndërlidhura në marrëdhëniet dypalëshe”, përfundoi Erdogan. /Pamfleti

erdogan mitsoktasi