TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2025, 22:23

Takimi që nuk solli asgjë, Zelensky largohet “duarbosh” nga Uashingtoni!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi që nuk solli asgjë, Zelensky largohet “duarbosh”

Presidenti ukrainas qëndroi në Shtëpinë e Bardhë për rreth 2.5 orë...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë pas takimit që pati me presidentin Donald Trump dhe disa zyrtarë të kabinetit amerikan. Mësohet se Zelensky u largua nga shtëpia e Bardhë rreth orës 15:57 (me atë të Uashingtonit).

Presidenti ukrainas qëndroi në Shtëpinë e Bardhë për rreth 2.5 orë dhe u shoqërua jashtë nga Shefja e Protokollit Monica Crowley.

Pak para largimit të presidentit ukrainas, Shtëpia e Bardhë ndau një imazh bardhë e zi të Trump dhe Zelenskyt së bashku këtë pasdite.

Postimit iu bashkangjit një mbishkrim, i cili është një citat i presidentit amerikan nga bisedimet në tryezën e rrumbullakët pak orë më parë. 

Një zyrtar ukrainas tha se Zelensky po i informon virtualisht udhëheqësit evropianë pas takimit të tij me Presidentin Donald Trump. Ai shtoi se gjatë takimit që zgjati mbi dy orë, Zelensky i tregoi Trump disa harta.

Por ajo që vlen të theksohet, është se edhe pse takimi i sotëm pritej të ishte vendimtar dhe i një rëndësie të veçantë, pasi do të diskutohej mundësia e dhënies së raketave Tomahawk, Ukrainës, ai la shumë pikëpyetje.

Presidenti Trump në një farë mënyre e hodhi poshtë idenë e dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi në Kiev. Ai tha se do të flasë me presidenti ukrainas për Tomahawks, por paralajmëroi se raketat me rreze të gjatë veprimi mund të shkaktojnë përshkallëzim të konsiderueshëm në një luftë që ai do të preferonte të kishte mbaruar.

Kjo fjali la të kuptohej se telefonata e Vladimir Putinit një dit më parë kishte dhënë efektin e saj te Trump dhe Zelensky me shumë gjasa do të dilte duarbosh nga ky takim. Pavarësisht përpjekjes dhe lajkave të Zelenskyt, raketat Tomahawks duket se nuk do t'i jepen Ukrainës, së paku edhe për dy javë, deri sa të zhvillohet takimi i radhës Trump-Putin në Hungari. 

Gjithçka do të varet nga ky takim. Nëse Putin do t'i bëjë manovra sërisht Trumpit për të fituar kohë, me shumë mundësi presidenti amerikan do të aprovojë dërgimin e raketave Tomahawks në Ukrainë. Por deri atëherë, mund të themi se Zelensky dështoi sërish në Shtëpinë e Bardhë./Pamfleti

Lini një Përgjigje