TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2025, 21:39

Trump dhe Zelensky diskutojnë për paqe, si paraqitet situata në frontin e luftës? (Harta)

Shkruar nga Pamfleti

Trump dhe Zelensky diskutojnë për paqe, si paraqitet situata në

Ndërsa e gjithë bota është “sy e vesh” nga Shtëpia e Bardhë për të marrë informacion lidhur me diskutimet që do të zhvillohen mes SHBA-së dhe Ukrainës për kushtet e një paqeje me Rusinë, në front lufta ende vazhdon.

Luftimet kanë shpërthyer në Ukrainë që kur Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022. Gjatë vitit të kaluar, forcat ruse kanë zgjeruar ngadalë sasinë e territorit që kontrollojnë, kryesisht në lindje të Ukrainës, dhe kanë vazhduar sulmet e tyre të fundit ajrore në Kiev dhe qytete të tjera kyçe të Ukrainës.

Por si paraqitet situtata në terren?

Trump dhe Zelensky diskutojnë për paqe, si paraqitet situata në

-Në Ukrainën lindore, makina e luftës e Rusisë ka lëvizur milje pas milje nëpër fushat e gjera të rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut, të njohura edhe si Donbas, duke rrethuar dhe mbingarkuar fshatra dhe qytete.

-Është përpjekur të fitojë kontroll të plotë të zonës së bashku me dy rajone të tjera në perëndim, Zaporizhzhia dhe Kherson.

-Më në veri, Rusia ka qenë duke shtyrë drejt Kupyanskut në lindje të rajonit të Kharkivit, si pjesë e përpjekjeve të saj për të pushtuar të gjithë Luhanskun dhe për të rrethuar Donetskun verior.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar të bombardojë qytetet ukrainase, duke lëshuar 574 dronë dhe 40 raketa natën e 20 gushtit. Gjithashtu ka synuar infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës me sulme të shumta në muajt e fundit.

Lini një Përgjigje