TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2024, 15:54

Talat Xhaferri u zgjodh kryeministër, gazetari: Serbët në Maqedoni kanë më shumë të drejta se shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Talat Xhaferri u zgjodh kryeministër, gazetari: Serbët në

Kryeredaktori i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari ka folur rreth vendosjes së qeverisë teknike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila do të udhëhiqet për herë të parë nga shqiptari Talat Xhaferri.

Sipas Hajdarit, shqiptarët do duhet të kishin më shumë të drejta pasi ndonëse janë më pak serbë në Maqedoninë e Veriut, ata njihen si popull serb dhe gjuha e tyre është gjuhë zyrtare.

“Shqiptarët vazhdojnë edhe sot të pësojnë diskriminime njësoj siç ishin në periudhën e komunizmit, madje nëse i referohemi paragrafëve ligjore e kushtetuese, në atë kohë shqiptarët kanë qenë më të avancuar se tani. Në kushtetutën e 1974 shqiptarët në Maqedoni figuronin si popull shtet-formues dhe gjuha e tyre ishte zyrtare dhe figuronin si popull shqiptar. Ndërsa sot në kushtetutën e Maqedonisë shqiptarët figurojnë si popull 20%.

Kështu me statistika ose me këtë shifër është e regjistruar edhe gjuha shqipe. Kryeministri Talat Xhaferri, kryeministër i kujt do jetë? I bashkësisë etnike 20%? A ka ofendim më të madh se kaq? Me 3% serbët figurojnë si popull serbë, me 3% gjuha e serbëve është zyrtare, që nga Mitrovica në Kaçanik, që nga Podujeva e deri në Prizren. Ne vazhdojmë të diskriminohemi në aspektin e arsimit, në disa zona shqiptarët akoma nuk mund të hapin paralele me gjuhën shqipe në shkolla”, tha Fejzi Hajdari për Euronews Albania.

serbe gazetari shqiptare tala xhaferri kryeminister

Lini një Përgjigje