Bota24 Mars 2023, 20:11

Të mirë-informuar, por të çorientuar: Kriza e së vërtetës, është gjithmonë një krizë e shoqërisë

Shkruar nga Byung–Chul Han

Të mirë-informuar, por të çorientuar: Kriza e së

Pra demokracia e vërtetë bart një heroizëm të vetvete. Ajo ka nevojë për ata njerëz që guxojnë të thonë të vërtetën, pavarësisht të gjitha rreziqeve. Nga ana tjetër, e ashtuquajtura liri e mendimit, ka të bëjë vetëm me isegorinë. Vetëm liria e së vërtetës krijon një demokraci të vërtetë. Pa të, demokracia rrëshqet në një infokraci...

Vetëm informacioni nuk e shpjegon dot botën. Madje nga një këndvështrim kritik, ai i mjegullon botën. Ne i qasemi gjithmonë informacionit me dyshimin se gjërat mund të jenë ndryshe. Ai shoqërohet me një mosbesim themelor. Sa më shumë të përballemi me informacione të larmishme, aq më i fortë bëhet mosbesimi.

Në shoqërinë e informacionit, ne e humbasim besimin bazë: e jona është një shoqëri mosbesuese. Shoqëria e informacionit e përforcon përvojën e emergjencës. Informacionit i mungon qëndrueshmëria e qenies: ”Kozmologjia e tij” është një kozmologji jo e qenies, por e rastësisë”.

Informacioni është një koncept me dy fytyra, si fytyrat e Janusit. Ashtu si kjo Hyjni, edhe ai ka “një anë dashamirëse dhe një anë të frikshme”. Dhe kjo çon drejt një “komunikimiparadoksal” sepse “riprodhon sigurinë dhe pasigurinë”. Informacioni krijon një ambivalencëstrukturore bazë.

Kështu Luhman thotë: “Modeli bazë i dykuptimësisë merr forma të reja nga momenti në moment, por vetë ai mbetet e njëjtë. Ndoshta kjo nënkuptohet me termin “shoqëri informacioni”? Informacioni është në natyrën e tij një mbishtesë dhe kumulativ.

Megjithatë e vërteta, është narrative dhe ekskluzive. Ka shumë informacione apo mbetje informative. Ndërkohë e vërteta nuk përbën një grumbullim. Ajo nuk është e shpeshtë. Në shumë mënyra është kundër informacionit. Eliminimi i rastësive dhe dykuptimësive; i ngritur në narrativë, i jep kuptim dhe orientim.

Nga ana tjetër shoqëria e informacionit është e pakuptimtë. Transparente është vetëmzbrazëtia. Sot jemi të mirë–informuar, por të çorientuar. Informacioni nuk ka fuqi udhëzuese. Edhe verifikimi më i vështirë i fakteve, nuk është në gjendje të vërtetojë të vërtetën, sepse kjo e tejkalon saktësinë ose korrektësinë e informacionit.

Tek e fundit e vërteta është një premtim, ashtu siç thuhet në Bibël: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta!”. Edhe e vërteta diskursive në kuptimin e Habermasit ka një dimension teleologjik. Ajo është “premtimi për të arritur një kuptim të arsyeshëm të asaj që thuhet”. Si një “proces argumentues”, diskursi vendos për përmbajtjen e vërtetë të deklaratave.

Ideja e së vërtetës, matet në bazë të faktit nëse pretendimi mbi vlefshmërinë e pohimeve është i rimbursueshëm në një mënyrë diskursive. Kjo do të thotë që deklaratat duhet t’i rezistojnë kundër–argumenteve të mundshme dhe të gjejnë konsensusin e të gjithë pjesëmarrësve të mundshëm në bisedë.

E vërteta diskursive si mirëkuptim dhe konsensus e garanton kohezionin social. Ajo e stabilizon shoqërinë duke e reduktuar dykuptimësinë. Kriza e së vërtetës është gjithmonë një krizë e shoqërisë. Pa të vërtetën, shoqëria shpërbëhet nga brenda. Në atë rast, ajo mbahet e bashkuar vetëm nga marrëdhëniet e jashtme, instrumentale, ekonomike.

Për shembull recesionet e ndërsjella, që praktikohen kudo sot në botë, i korruptojnë marrëdhëniet njerëzore duke ia nënshtruar ato një komercializimi të plotë. Sot që të gjitha vlerat njerëzore sot ekonomizohen dhe komercializohen. Shoqëria dhe kultura janë duke u bërë vetë mallra.

Produkti zëvendëson të vërtetën. Vetëm informacioni apo të dhënat nuk e ndriçojnë botën. Thelbi i tyre është transparenca. Drita dhe errësira nuk janë veti të informacionit. Ato lindin në hapësirën narrative, ashtu si e mira dhe e keqja, apo e vërteta dhe gënjeshtra. E vërteta ka një karakter narrativ.

Prandaj, në shoqërinë e informacionit të de–narrativizuar ajo e humbet rrënjësisht kuptimin e saj. Fundi i rrëfimeve të mëdha, që sjellin post–modernitetin, përfundon në shoqërinë e informacionit. Narrativat degradojnë në informacion. Informacioni është kundër–figura e narratives.

Të dhënat e mëdha janë e kundërta e narratives së madhe. Të dhënat e mëdha nuk tregojnë. Në frëngjisht termi dixhital do të thotë numerik. Dhe numerike është narrative. E numërueshme dhe e ri–numërueshme i përkasin dy rendeve thelbësisht të ndryshme.

Teoritë e konspiracionit lulëzojnë veçanërisht në situata krizash. Sot nuk jemi vetëm në një krizë ekonomike apo pandemike, por edhe në një krizë narrative. Rrëfimet krijojnë kuptim dhe identitet. Kësisoj, kriza narrative çon në boshllëkun e kuptimit, krizën e identitetit dhe çorientimin.

Dhe ky mikro–narrativat e teorive konspirative ofrojnë një lloj ilaçi. Ato supozohen si burime identiteti dhe kuptimi. Kjo është arsyeja pse ato u përhapën mbi të gjitha tek e djathta, ku është veçanërisht e theksuar nevoja për identitet. Teoritë e konspiracionit janë rezistente ndaj kontrollit të fakteve, pasi ato janë tregime që pavarësisht karakterit të tyre imagjinar, mbështesin perceptimin e realitetit.

Pra këto janë tregime faktike. Në to trillimi shndërrohet në fakt. Ajo që është vendimtare nuk është fakti, por koherenca narrative që e bën atë të besueshëm. Në teorinë e konspiracionit si rrëfim, zhduket rastësia. Në krizën e pandemisë, shifrat si “numri i rasteve të reja” apo “incidenca” e rrisin pasigurinë bazë, pasi nuk shpjegojnë asgjë.

Dhe vetëm numërimi zgjon nevojën për narrativa. Kjo është arsyeja pse kriza pandemike,është një terren pjellor për teori konspirative. Me shpjegimin e tyre total apo gënjeshtrën totale, ata e eliminojnë menjëherë pasigurinë. Demokracia nuk është në përputhje me nihilizmin e ri.

Ai presupozon të thënit të vërtetën. Vetëm infokracia mund të bëjë pa të vërtetën. Në leksionin e tij të fundit, pak para vdekjes së tij, Mishel Fuko iu përkushtua “guximit për tëthënë të vërtetës” (në greqishten e vjetër paresia), sikur të parashikonte krizën e afërt të së vërtetës, në të cilën humbet vullneti për të.

“Demokracia e vërtetë” udhëhiqet (Fuko i referohet historianit grek Polibi) nga dy parime, isegoria dhe paresia. Isegoria i referohet të drejtës që i jepet çdo qytetari për t’u shprehur lirisht. Paresia, thënia e të vërtetës presupozon isegorinë, por shkon përtej të drejtës kushtetuese për të folur.

Ajo i lejon disa individë të ”thonë atë që mendojnë dhe atë që besojnë se është e vërtetë”. Prandaj, paresia i detyron njerëzit që veprojnë politikisht, të thonë atë që është e vërtetë, të kujdesen për komunitetin, duke përdorur një “diskurs të arsyeshëm dhe të vërtetë”.

Ata që flasin me guxim, pavarësisht gjithë rreziqet e përfshira, e praktikojnë paresinë.

Paresia krijon bashkësinë. Ajo është thelbësore për demokracinë. Të thuash të vërtetën është një akt i vërtetë politik. Demokracia është e gjallë për sa kohë që praktikohet paresia. Paresia, ashtu si guximi për të thënë të vërtetën është akti politik kryesor.

Pra demokracia e vërtetë bart një heroizëm të vetvete. Ajo ka nevojë për ata njerëz që guxojnë të thonë të vërtetën, pavarësisht të gjitha rreziqeve. Nga ana tjetër, e ashtuquajtura liri e mendimit, ka të bëjë vetëm me isegorinë. Vetëm liria e së vërtetës krijon një demokraci të vërtetë. Pa të, demokracia rrëshqet në një infokraci. / “Linkiesta” – Bota.al

byung–chul han kriza