TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2026, 10:37

Zgjidhja politike, shansi i vetëm jo vetëm për Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Zgjidhja politike, shansi i vetëm jo vetëm për Edi Ramën
Edi Rama /

Kriza ka dalë prej kohësh nga kufijtë e projektit. Përballë një revolte që nuk negocion më për Zvërnecin, por për pushtetin, Tivati mund të kthehet në momentin e së vërtetës për Edi Ramën...                                                                 

Protesta nuk ka dyshim se është heterogjene, me shumë synime dhe qëndrime të ndryshme.

Megjithatë, të gjithë njerëzit që prej katër ditësh kanë dalë në rrugë dhe kanë sfiduar pushtetin, bashkohen në një pikë: kundërshtinë totale ndaj Edi Ramës, politikës së tij dhe status quo-së aktuale të pushtetit.

Një shtyrje apo majisje e situatës do ta çonte vendin drejt një përplasjeje apo një agonie politike që nuk do të zgjidhte asgjë.

As për stabilitetin politik, as për qetësinë e sezonit turistik që po afron, dhe as për investimet e huaja, ku përfshihet edhe projekti prej 4 miliardë eurosh.

Nga ana tjetër, nuk bëhet fjalë më për dialog.

Askush në protestë nuk dëshiron të flasë me Edi Ramën, ndërsa në kampin tjetër nuk ekziston një përfaqësi apo panel që mund të negociojë.

Sepse, në fund të fundit, nuk kemi më një çështje konkrete për të cilën duhet të ulen e të bisedojnë Edi Rama dhe protestuesit.

Çështja e Zvërnecit ishte në të vërtetë ‘xixa’ që ndezi protestën, ose trampolina që u përdor për të nxitur rebelimin.

Ndërsa tani situata e ka kaluar kufirin e një proteste vetëm për Zvërnecin.

Edhe sikur Edi Rama të shpallte nesër në mënyrë të njëanshme se tërhiqet nga projekti, protesta nuk do të ndalej.

Përkundrazi, do të merrte edhe më shumë zemër, sepse do ta konsideronte këtë si fitoren e saj të parë.

Si zakonisht në situata të tilla, ekziston vetëm një rrugë që mund të ulë tensionin dhe të shmangë një përplasje me pasoja më të rënda.

Një zgjidhje e bazuar mbi forcën, duke përdorur policinë, nuk do të sillte asgjë.

Përkundrazi, do ta acaronte më tej situatën.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për stabilitetin. Sheshi politik shqiptar mund të ketë nevojë për një shkundje nga themelet.

Problemi real është stabiliteti ekonomik, në prag të sezonit turistik, ku një krizë e zgjatur mund të prodhojë pasoja të pariparueshme.

Prandaj, Edi Rama ka vetëm një zgjidhje për të propozuar.

Një zgjidhje që, edhe nëse nuk do t’i kënaqte ata që ai i quan organizatorët e luftës hibride kundër tij, do t’u hiqte alibinë për të bllokuar projektin prej 4 miliardë eurosh.

Zgjidhja është e thjeshtë:

Të bëjë një hap pas.

Të sjellë një kabinet të ri, pa veten në krye si kryeministër, dhe t’i hapë rrugën transparencës së plotë për projektin e Zvërnecit.

Të krijojë një bord profesionistësh dhe personalitetesh me reputacion publik, të cilët do të ishin më të besueshëm dhe do të krijonin më shumë qetësi te opinioni.

Sepse Edi Rama nuk ka më as besueshmërinë dhe as reputacionin e nevojshëm, brenda dhe jashtë vendit, për të mbajtur mbi vete një peshë të tillë.

Më pas, në një moment të përshtatshëm, ndoshta pranverën e ardhshme, vendi mund të hyjë në zgjedhje të reja.

Por me një kod elektoral që nuk shkruhet vetëm nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

Megjithatë, kjo i përket një “secondo tempo”.

Për momentin, Rama duhet të bëjë lëvizjen e parë.

Siç mësohet, këtë zgjidhje ia kanë sugjeruar edhe disa politikanë perëndimorë.

Madje pritet që kjo çështje të dalë edhe në Samitin e Tivatit.

Sipas burimeve, Rama kishte planifikuar që në samit të përfaqësohej nga Presidenti i Republikës.

Por duket se është kërkuar me insistim që ai të jetë vetë aty.

Sepse ka gjasa që mesazhi të mos i dërgohet më përmes ndërmjetësve.

Por t’i thuhet drejtpërdrejt e sy më sy./Pamfleti

 

zgjidhja politika edi rama shansi i vetëm

7 Komente

  1. P
    POLICI

    Te zhduken Rama me qeverine e hajdute te koruptuar e Berisha me shpuren e vete te korruptuar TE SHKOJNE NE BURG E JO NE SHTEPITE LUKSOZE E JASHTE TE HAN PARATE E VJEDHURA NE BURG QELBESIRAT E KOMBIT

    1. M
      M

      Z. Kryeminister ne Europe nuk hyet duke shitur copa te Shqiperise ne interesin tend dhe te Sali Berishes. Ne Europe hyet me drejtesi te te gjitheve perpara ligjit. Ligji 7501 e ndau pronen ne rrypa rrypa te vegjel. Nga ne dalin tani keta pronare me nga mijera hektare?

      1. C
        CUNAMI POPULL PO VJEN

        O Pamflet ti sic duket je me kete regjim kriminal 35 vjecar PS PD. Protesta eshte kunder kesaj bande hajdutesh e kriminelesh me dy koka Rame e Berishe. Ky vend nuk ka asnje zhvillim nese pritet njera koke dhe qendron tjetra. Ky Popull tani eshte zgjuar dhe e di fare mire se cfare kerkon. Sic duket spo kuptoni ,jeni pata nje cunami popullor qe do fshije kete klase politike hajdutesh e kriminelesh.

        1. F
          Fch

          Me thene te drejten e vetmja media qe po flet per protesten plotesisht, eshte Pamfleti..

        2. b
          besa

          Mos ja kerkoni zgjidhjen politike se nuk e ben dot. Per arsye se as qe e mendon, dhe se nuk e le kush. Eshte totalisht i lidhur. Lere ce thote do kthehem ne katun.

          1. S
            Subashi, Vlore

            Ne Samit vetem greket mund ta permendin. Zverneci nuk eshte ceshtje. Nuk eshte me shume se problematike ligjore shqiptare per pronesi toke, se truall nuk eshte. Dhe me absurdja eshte se toka atje ka qene shteterore. Se cfare eshte bere nga individe te caktuar me pas dhe si, tashme ta gjej SPAK-u. Ka dokumentacione ne Arkivat shqiprare per historine pronesore te tokes atje, te para vitit 1990 (sistemin e para viteve 90 mund ta shash per cdo gje, por dokumentet i kishte ruajtur). Ligji 7501 ka ndare token bujqesore, jo plazhin dhe detin. Toka bujqesore atje ka qene e shtetit (nga tharja e kenetes dhe e mocalit) dhe e pronareve vlonjate. Jo e atyre 2-3 familjeve, qe me pas u bene fise, qe kane ardhur nga tjeter kund si hyzmeqare/punetore te vlonjateve. A ka patur prona te blera, me dokumenta stergjyshi, gjyshi apo babai i atyre qe ngrene zerin, apo u jane lene pas viteve 90 ne perdorim nga pronari Shtet me ligjin 7501 (jo ne pronesi, se duhet ta blesh nga pronari i ligjshem qe te jesh pronar). Shtetit shqiptar duhet te sanksinoi me ligj qe 'nese toka ne perdorm nuk perdoret, pasi per tu perdorur ishte dhene (jo falur)i merret atij qe i eshte dhene ne perdorim nga Shteti e i kthehet pronarit Shtetit, pasi ai qe e ka marre nuk e ka plotesuar detyrimin per te cilin i eshte dhene siperfaqja e tokes, perdorimin/shfrytezimin e saj. A kane paguar tarife vjetore/qira shteterore ne Shtet keta persona, per siperfaqet qe Shteti iu ka dhene ne perdorim, jo ne pronesi? (Vetem me pronen/ate qe ke ne pronesi mund te besh c'te duash e mund ta lesh si te duash edhe djerre, por jo me ate gje qe e ke ne perdorim se ti je perdorues e jo pronar). O Shtet, o SPAK, ku jeni ?! Edhe pyllit, edhe reres, edhe detit i kane dale pronare privat?! E aq me teper pronare qe nuk jane shqiptare, por " thone qe jemi edhe shqiptare, edhe greke". Cfare jane? Shpiptare greqishtefoles te konvertuar ne greke?! Kam patur ne shkolle, para viteve 90, shoke dhe shoqe nga Narta dhe Zverneci. Edhe nxenes me mbiemrin e personit qe u dhunua brutalisht nga njerez pa asnje autoritet ligjor e per turp e faqja e zeze ne sy te policeve te papergjegjshem qe e lane te ndodhte ajo skene horrorr. E di historine e zones dhe banoreve. Ore zgjohuni se po behet krim antikomberar. Po cenohet siguria kombetare. Te gjitha edhe ne saje te korrupsionit nder vite, neglizhences, mostransparences, papergjegjshmerise, mos zbatimitmit sic duhet te ligjit, etj. Kete situate po e fryjne ata qe nuk duan qe Shqiperia te zhvillohet ekonomikisht. Zhvillimi ekonomik eshte integrimi. Po ishe mire ekonomikisht te luten te te fusini ne BE. Kete e dine mire ata qe na mbajne peng zhvillimin e i bejne presion Shqiperise sa here ju jepet resti. Sa kane leshuar padrejtesisht qeverite shqiptare, ne kurriz te popullit shqiptare dhe historise, per hir te integrimit te vendit, leshime sidomos ngaj Greqise qe na ka bere presione deri me "operacionet fshesa ndaj emigrante". Qe e do aq shume Shqiperine, sa do qe ta asimiloje te gjithen, me njerez e me prona, se ndryshe per greket e politiken grege Shqiperia nuk integrohet. Nga mbine si kerpudha mbi 10 auobuza me "turista protestash" nga Greqia.? Kush i sponsorizoi dhe pse? Tham shyqyr qe vitet e fundit, filluan te huajt te vijne per pushime ne Shqiperi dhe flasim mire per turizmin shiptar dhe Shqiperine. Biles edhe e reklamojne te miqte dhe bashkeshtetasit e tyre. Krizat e cdo lloji, edhe politike dhe ndryshimet para sezonit veror e demtojne turizmin detar ne Shqipeti e i cojne turistet prap ne Greqi e diku tjeter. Eshte njesoj si nafta, vajerat dhe mbetutinat qe derdhen nga anijet dhe vaporet greke naten, para dhe gjate sezonit te plazhit, ne ujerat perballe bregdetit shqiprar te Jugut te vendit, per tandotur, kur rrymat dhe errerat detare jane ne drejtim te bregdetit shqiprar. Lerjani SPAK-ut te merret me ceshyjen e prones. Te tjerat jane sajesa anti shqiprare. Zgjidhja me e mire mund te ishte qe: Toka te kthehet truall dhe te jete prone e Shtetit (shteti, pjesen e pronareve, t'ua bleje atyre me cmim tregu) e me pas prona shtet t'i jepet per zhvillim investitoreve qe thuhet se do investojne 4 miliarde dollari. Te behen rregullimet ligjore qe toka te mbete gjithmone e Shtetit dhe per perfitimet qe Shteti apo Vlora merr cfo vit, etj. Por gjithcka te jete transparente per komunitetin. Nje investim prej 4 miliarde dollare, rralle se vjen ndonjehere, jo per Shqioerine, qe aq ka rreth 50% te buxhetit vjetor, por per cfo vend te rajonit. Mos e kundershtoni investimin e lerini remujerat e stisura e paguara se, Greqia vete e enderon nje investim ne keto shifra. Te shohin Pireun qe po ua blejne te gjithin kinezet e mos te fusin hudet ne punet tona, pavaresisht se e kane zakon e nuk po ju shkon sic duan ata vitet e fundit.

            1. x
              xxx

              Nese kryeministri nuk kupton qe ka ardh koha te ik , nuk eshte faji protestuesve. Te zhduket nga faqja dheut, te iki me turp dhe te perballet me drejtesine. MJAFT ME

              Lini një Përgjigje