Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, ka mbërritur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës me helikopterin e ushtrisë.
Gjendja e tij raportohet se paraqitet e rëndë për jetën.
Enea Mekolli është polici që mbeti i vrarë në krye të detyrës. Shkak për këtë ngjarje u bë autori i dyshuar Violand Braçellari, ish-ushtarak, i shpallur në kërkim ndërsa ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burgim nga Gjykata e Korçës për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
“Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi V.B, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Korçë).
Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi V.B, i cili më pas është arrestuar.”, kanë bërë me dije uniformat blu.
Lini një Përgjigje