TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2025, 22:53

Të paktën 70 të vrarë nga Izraeli vetëm sot

Shkruar nga Pamfleti
Të paktën 70 të vrarë nga Izraeli vetëm sot

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Izraeli ka vijuar me sulmet në Gaza, teksa janë shënuar vetëm sot 70 viktima.

Sipas “Al Jazera”, sulme të forta artilerie po zhvillohen në zonën e pikës kufitare Zikim në veri të Gazës.

Predhat e artilerisë izraelite kanë goditur lagjen Zeitoun në lindje të qytetit të Gazës, së bashku me Jabalia dhe Jabalia al-Nazla në Gazën veriore gjatë disa orëve të fundit.

Një fëmijë palestinez u vra në bombardimet izraelite të lagjes Sabra të qytetit të Gazës, ku u dokumentua gjithashtu se tanket po përparonin.

Lini një Përgjigje