
Irani tha të premten se dialogu me SHBA-në mbi programin bërthamor të Teheranit është "i pakuptimtë" pas sulmit më të madh që kreu ushtaria izraelite.
“Pala tjetër (SHBA-ja) veproi në një mënyrë që e bën dialogun të pakuptimtë. Nuk mund të pretendosh se negocion dhe në të njëjtën kohë të ndash punën duke lejuar regjimin sionist (Izraelin) të shënjestrojë territorin e Iranit”, citoi agjencia e lajmeve Tasnim zëdhënësin e ministrisë së jashtme Esmaeil Baghaei.
Ai tha gjithashtu se Izraeli “ia doli mbanë të ndikonte” në procesin diplomatik dhe se sulmi izraelit nuk do të kishte ndodhur pa lejen e Uashingtonit.
Mbi këto zhvillime, presidenti francez Emmanuel Macron ka folur me presidentin iranian Masud Pezeshkian këtë pasdite.
Në një deklaratë për X, Macron tha se ka bërë thirrje që objektet diplomatike dhe shtetasit e vendit në Iran dhe në rajonin e gjerë "të mos jenë në shënjestër në asnjë rrethanë".
"Gjithashtu kërkova përmbajtje maksimale për të shmangur përshkallëzimin", tha ai.
Udhëheqësi francez e ka ftuar Pezeshkianin "të kthehet shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje".
Lini një Përgjigje