
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se është “mirënjohës” për keqardhjen e shprehur nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, i cili pranoi se “i tejkaloi” kritikat ndaj aleatit të tij dikur të ngushtë.
"Presidenti e pa postimin që Eloni bëri këtë mëngjes dhe është mirënjohës", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, gjatë një takimi me gazetarët.
Zëdhënësja sqaroi se administrata Trump nuk kishte filluar të shqyrtonte asnjë nga kontratat e shumta që kompanitë e Musk kanë lidhur me qeverinë federale.
Sipas gazetës New York Times, e cila citon tre burime, Trump mori një telefonatë nga Musk të hënën vonë në mbrëmje, pas së cilës miliarderi shprehu keqardhje për disa nga postimet që bëri javën e kaluar. Megjithatë, ai nuk specifikoi se për cilat postime po i referohej.
Pas “keqardhjes” së Muskut, Trump i tha New York Post: “mendoj se është një gjë shumë e mirë që ai e bëri këtë.”
Lini një Përgjigje