TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2023, 21:49

Televizioni shtetëror rus dhe Wagner njoftojnë vdekjen e Prigozhin: U vra nga tradhtarët!

Shkruar nga Pamfleti

Televizioni shtetëror rus dhe Wagner njoftojnë vdekjen e Prigozhin: U
Televizioni Shtetëror Rus, njoftoi drejtpërdrejt vdekjen e themeluesit dhe udhëheqësit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

'Rossija 24' ka njoftuar sot: "Lideri i grupit Wagner ishte në bordin e avionit nga Moska në Shën Petersburg që u rrëzua duke shkaktuar dhjetë viktima”.

Po ashtu edhe një faqe në Telegram e lidhur me Yevgeny Prigozhin shprehet se ai ishte në mesin e pasagjerëve të avionit.

Udhëheqësi dhe themeluesi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin ndërroi jetë. Kreu i Wagner, një hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij, Yevgeny Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Edhe në ferr ai do të jetë më i miri! Lavdi Rusisë”, përfundon mesazhi.

 

Lini një Përgjigje