TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2026, 10:52

Tension në studion e Champions League në Katar, alarm për sulm raketor gjatë transmetimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tension në studion e Champions League në Katar, alarm për sulm

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë një emisioni sportiv në Katar teksa po analizoheshin ndeshjet e Champions League. Telefonat e prezantuesit dhe të ftuarve në studio morën mesazhe alarmi për sigurinë në vend.

Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan katër ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave të Champions League. Në të njëjtën kohë, në një studio televizive sportive në Katar po diskutohej për rezultatet dhe performancat e skuadrave.

Rajoni i Lindjes së Mesme po përjeton prej ditësh tensione ushtarake me sulme raketore dhe bombardime. Për këtë arsye, sistemi i paralajmërimit në Katar dërgon njoftime emergjente në telefonat e qytetarëve kur identifikohet një rrezik i mundshëm.

Gjatë transmetimit, prezantuesit dhe analistët morën disa mesazhe të tilla paralajmëruese. Njoftimet lidhen me aktivizimin e sistemeve kundër raketave, pas raportimeve për sulme të mundshme nga Irani.

Pavarësisht situatës, prezantuesi dhe të ftuarit në studio ruajtën qetësinë dhe vijuan analizën e ndeshjeve. Emisioni përfundoi pa ndërprerje ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të ndikojnë edhe në jetën e përditshme. 

lufta ne lindjen e mesme

Lini një Përgjigje