Regjimi iranian po kërcënonë civilët si armiq nëse dalin në rrugë me kërkesën e armikut, referuar SHBA dhe Izraelit.
Shefi i Policisë së Iranit, Ahmad-Raza Radan tha se forcat e sigurisë do të patrullojnë rrugët “ditë e natë” për të shuar trazirat, ndërsa Republika Islamike mban pushtetin pas vdekjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei.
“Do t’u bëjmë atyre atë që u bëjmë armiqve. Do t’i trajtojmë ata në të njëjtën mënyrë siç i trajtojmë armiqtë.
Të gjithë burrat tanë i kanë gishtat në këmbëz dhe janë gati të mbrojnë revolucionin e tyre, të mbështesin popullin dhe atdheun e tyre.”, tha shefi i policisë.
Ditët e fundit, Irani ka arrestuar dhjetëra persona, përfshirë një shtetas të huaj, për spiunazh.
Ndërkohë presidenti i SHBA, Donald Trump u ka bërë thirrje iranianëve të shfrytëzojnë mundësinë e dhënë nga veprimi ushtarak amerikan për t’u ngritur dhe përmbysur regjimin.
Po ashtu, edhe lideri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur se me sulmet po i hapin rrugën njerëzve në Iran që të marrin fatin e tyre në dorë dhe të ngrihen kundër regjimit të vendit.
Irani herët të mërkurën pretendoi se filloi "operacionin e tij më intensiv dhe më të rëndë" që nga fillimi i luftës, raportoi media shtetërore, ndërsa përgjimet u raportuan nëpër shtetet e Gjirit dhe Izrael.
Nga ana tjetër një dron i dyshuar iranian goditi një objekt diplomatik amerikan në Irak të martën, thanë dy burime për CNN.
Tre anije u raportuan se ishin goditur nga predha të panjohura pranë ngushticës së Hormuzit të mërkurën, tha agjencia detare e Mbretërisë së Bashkuar.
Më herët, ushtria amerikane tha se shkatërroi anijet iraniane për vendosjen e minave pranë ngushticës. Burimet i thanë CNN se Teherani kishte filluar të vendoste mina në rrugën kryesore ujore.
Izraeli tha se kishte filluar një "valë shtesë" sulmesh ndaj objektivave në Teheran të mërkurën. Videoja e vendosur nga CNN tregon shpërthime pranë aeroportit ndërkombëtar Mehrabad të Teheranit. Përtej kryeqytetit, një ekip i CNN në Iranin verior raportoi sulme të mëdha ajrore gjatë natës që zgjatën gati një orë.
Lini një Përgjigje