Bota25 Maj 2024, 14:50

Terrorizimi islamik gati të rikthehet në Evropë, objektivat e mundshme Olimpiada e Parisit dhe Euro 2024

Shkruar nga Lynne O’Donnell

Terrorizimi islamik gati të rikthehet në Evropë, objektivat e

Zakonisht është Shteti Islamik, Al-Kaida dhe aktorët e vetmuar. Ndërsa tani kemi Hamasin, Hezbollahun, aktorë që veprojnë vetëm, Shtetin Islamik, Al-Kaedën, ekstremin e majtë dhe të djathtë. Dhe të gjithë këta mund të shohin objektivat e tyre. Kërcënimi nga terrorizimi ka qenë atje gjatë gjithë kohës, por për shkak të sulmeve të 7 tetorit 2023 ka marrë hov nga vëmendja e medias, dhe ky është kërcënimi që vjen nga Shteti Islamik.

Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm në Evropë, është përshkallëzuar që kur Hamasi nisi sulmin e tij të tmerrshëm ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Lojërat e para Olimpike që do të mbahen në Paris pas 100 vjetësh, ka të ngjarë të nisin me një ceremoni të kufizuar, ndërsa autoritetet drejtuese të futbolli evropian po shtojnë masat e sigurisë përpara Euro 2024, për shkak të kërcënimeve për sulme nga Shteti Islamik.

Tensioni politik është në rritje, dhe kjo u pa edhe nga tentativa për vrasjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico. Në të gjithë kontinentin, policia ka shkatërruar celulat islamike që planifikonin sulme me shumë viktima. Agjencitë amerikane të sigurisë druhen se supremacistët e bardhë dhe ekstremistët islamikë, mund të gjejnë një kauzë të përbashkët në kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë demokratike.

“Kërcënimi terrorist aktual për Evropën është shumë i madh, pasi ka një kryqëzim të një sërë ngjarjesh të shkëputura, por që fatkeqësisht përforcojnë reciprokisht njëra-tjetrën”, thotë Hans-Jakob Schindler, drejtor i Projektit Kundër Ekstremizmit me qendër në Berlin dhe Nju Jork.

“Sulmet e 7 tetorit, e ndryshuan nivelin e kërcënimit nga grupet që prej kohësh nuk përbënin asnjë kërcënim në kontinentin evropian. Padyshim ka pasur gjithmonë terrorizëm islamik, por nuk është terrorizëm islamik në të gjitha varietetet e tij nga Hamasi te Al-Kaida.

Zakonisht është Shteti Islamik, Al-Kaida dhe aktorët e vetmuar. Ndërsa tani kemi Hamasin, Hezbollahun, aktorë që veprojnë vetëm, Shtetin Islamik, Al-Kaedën, ekstremin e majtë dhe të djathtë. Dhe të gjithë këta mund të shohin objektivat e tyre. Kërcënimi nga terrorizimi ka qenë atje gjatë gjithë kohës, por për shkak të sulmeve të 7 tetorit 2023 ka marrë hov nga vëmendja e medias, dhe ky është kërcënimi që vjen nga Shteti Islamik”, shton ai.

“Sot rreziku na vjen nga e majta ekstreme, e cila shumë qartë, hapur dhe publikisht e ka simpatizuar dhe lidhur veten me çështjen palestineze që nga 7 tetori si pjesë e kësaj lufte antiimperialiste, me sulmet kundër infrastrukturës në Gjermani gjatë 2 muajve të fundit.

Dhe ne kemi dukurinë e re të ‘klubeve aktive’ të së djathtës ekstreme, të cilat ekzistojnë në të gjithë Evropën, përfshirë në Francën dhe Gjermani, dhe që mund t'i shohin këto ngjarje të mëdha si mundësi trajnimi’, nënvizon eksperti.

Bashkëpunimi shumëpalësh dhe intensiv në fushën e sigurisë rreth Olimpiadës së Parisit dhe Euro 2024, ka dhënë tashmë rezultate duke goditur celulat ekstremiste dhe duke parandaluar sulmet e mundshme. Ngjarje të tilla të mëdha sportive, paraqesin mundësi goditjeje për terroristët, nga sheshet e festes me ekranet e mëdha në qendër të qyteteve, tek festat në rrugë deri tek paradat në rast fitoreje.

Është e pamundur të përgatitesh për çdo skenar apo mundësi. Ekspertët po përpiqen të menaxhojnë një ndërthurje të tillë të madhe të sfidave të sigurisë. Me vëmendjen e përqendruar në Lindjen e Mesme - dhe veçanërisht me katastrofën humanitare në Gaza - analistët parashikojnë një valë ekstremizmi, e cila po formohet me shpejtësi, dhe në përgjithësi kjo i ka shpëtuar vëmendjes së publikut dhe kontrollit të medias.

Dhe mungesa e vëmendjes e përshkallëzon rrezikun. Organizatat terroriste kanë nevojë për rëndësi, pasi këtë mënyrë ato tërheqin fonde dhe rekrutë. Ndërsa Hamasi, Hezbollahu dhe Huthit jemenas ishin në qendër të vëmendjes, analistët thanë se një kërcënim i madh për sigurinë evropiane po vinte nga Afganistani, ku talebanët, një grupim i dhunshëm dhe kriminal, mori sërish kontrollin e vendit gati 3 vjet më parë, duke e rikthyer atë në një strehë për xhihadistët transnacionalë.

Al-Kaida, gjithmonë pranë liderëve talebanë, të cilët i dhanë hapësirë ​​Osama bin Ladenit për të nisur sulmet e 11 shtatorit 2001 ndaj SHBA-së, është dobësuar shumë, ndërsa padronët e saj afatgjatë po e konsolidojnë pushtetin. Ato akte të rënda, frymëzuan breza të tërë islamikësh radikalë.

Rikthimi i talebanëve i ka dhënë justifikim pretendimit se është i arritshëm vizioni i Bin Laden për një kalifat të përqendruar në Afganistan, një synim ideologjik shumë motivues. Ngjarjet në Lindjen e Mesme, ku Irani dhe milicitë e mbështetura prej tij kërkojnë shkatërrimin e Izraelit, janë pjesë e këtij plani.

Operacionet komplekse janë bërë të zakonshme, dhe janë zgjeruar duke përfshirë armë zjarri, eksplozivë, jelekë vetëvrasës dhe sulmues të shumtë, duke shkaktuar një numër të madh vdekjesh, dëme të mëdha, panik në shkallë të gjerë dhe shpesh sulme zgjasin shumë orë. Shembuj të tillë përfshijnë sulmin në Teatrin Bataclan në Francë në nëntor 2015; sulmet me bomba në Manchester Arena në vitin 2017; sulmi në Nice në Ditën e Bastijës në vitin 2016; dhe sulmi në tregun e Krishtlindjeve të Strasburgut në vitin 2018. Grupi i ISIS që mori përgjegjësinë për sulmin e marsit në qendrën tregtare “Crocus” në Moskë, paralajmëroi se ky ishte vetëm fillimi i një fushate më të gjatë.

Më shumë se 140 njerëz vdiqën në atë incident dhe qindra të tjerë u plagosën. Provinca IS-Khorasan, ose ISKP, një degë e ISIS me bazë në Afganistan, besohet se qëndron prapa këtij sulmi. “Khorasani” i referohet një rajoni historik që shtrihet në pjesë të sotme të Afganistanit, Iranit dhe Azisë Qendrore.

ISKP synon që ta vendosë nën kontroll si një “kalifat” të madh. Dy ditë pas sulmit në Moskë, kryeministri i Francës, Gabriel Attal, tha se Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare kishte ngritur alarmin e sulmeve terrorizmit në vend, duke rritur gatishmërinë në nivelin më të lartë.

Menjëherë pas kësaj, ISIS kërcënoi se do të sulmonte stadiumet ku liheshin ndeshjet e futbollit të Ligës së Kampionëve, por edhe të kampionateve kombëtare në Gjermani, Spanjë dhe Angli. Më 12 prill, autoritetet gjermane thanë se 4 persona ishin arrestuar për planifikimin e sulmeve kundër kishave dhe policisë.

Mediat gjermane raportuan se adoleshentët “lavdëruan Shtetin Islamik” dhe e kishin “deklaruar veten të gatshëm” të kryenin sulme. Burimet nga organet e sigurisë i kanë lidhur ata me ISKP-në. Arrestimet e individëve dhe grupeve që dyshohet se janë në linjë me ISKP-në, kanë ndodhur në Austri, Spanjë, Suedi dhe Holandë dhe kanë përfshirë shtetas nga Turkmenistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Afganistani.

Disa kanë qenë të lidhur me simpatizantë të njohur të ISIS; të tjerët janë përfshirë më drejtpërdrejt në mbledhjen e fondeve apo rekrutimet. Sipas të dhënave ISKP ka aktualisht 4.000- 6.000 luftëtarë. Analistët në Qendrën e Luftimit të Terrorizmit në Akademinë West Point në SHBA e përshkruajnë ISKP-në si të shkathët strategjikisht dhe operacionalisht, dhe të aftë në përballimin e rivaliteteve nga grupet e tjera, përfshirë Al-Kaedën dhe Talibanët./ Marrë nga “The New European”, përshtati Pamfleti

terrorizmi