Bota25 Maj 2024, 12:40

Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje emergjente, shkak moti i keq

Shkruar nga Pamfleti

Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje emergjente,
Helikopteri në të cilin ndodhej, kryeministri i Armenisë bëri ulje të detyruar, duke shmangur kështu një tjetër tragjedi.

Helikopteri i kryeministrit, bëri ulje emergjente, 132 kilometra në veri të Jerevanit, kryeqyteti i Armenisë, për shkak të motit të keq.

Nikol Pashinyan tha se është mirë pas uljes së detyruar të helikopterit. Qeveria armene njoftoi në Telegram se shefi i qeverisë u nis për në qytetin Tashir në kufirin me Gjeorgjinë, 152 kilometra në veri të Jerevanit.

Sipas burimeve të tjera, kryeministri armen u drejtua për në kufirin me Azerbajxhanin, ku së fundi u demarkua edhe kufiri armeno-azerbajxhanas.

Kujtojmë se disa ditë më parë Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi humbi jetën për shkak të rrëzimit të helikopterit pikërisht në kufirin me Azerbajxhanin.